Në datën 23.02.2021 në orën 11.50 është denoncuar se në Shkup, në bul. “Arradhat partizane”, biçikleta e drejtuar nga I.Ç. (47) nga Shkupi ka goditur këmbësorin J.P.(31) nga Shkupi, pas çka biçiklisti ka rënë dhe ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Sh.Naum Ohridski”. Është kryer inspektim në vendin e aksidentit nga ekipi inspektues i SPB Shkup.