Agjencia Zhurnal.mk

Lëndohet rrëndë një përson në aksidentin në Hipodrom

Një person është lënduar rrëndë në aksident në Shkup. Gjegjësisht, në afërsi të mbikalimit për këmbësorë në lagjen Hipodrom, në bulevarin “Aleksandar Makedonski”, dje në orët e hershme ka ndodhur fatkeqësi trafiku ndërmjet automjetit transportues të tipit “Reno master frigo”, e drejtuar nga 42-vjeçari nga Velesi dhe automjeti “Opel Korsa”, me targa të Kumanovës, e drejtuar nga 36-vjeçari nga fshati Petralicë të Kriva Pallankës.

Në fatkeqësi lëndime të rrënda ka marrë bashkëudhëtari në automjet, 53-vjeçari nga fshati Ogut, Kriva Pallankë. Ai menjëherë është dërguar në Kompleksin klinik “Nënë Tereza” për t’ia dhënë ndihmën mjekësore.

Policia ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...