Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Lëng domatesh në mëngjes, përfitimet e mëdha për organizmin

Përfitimet që vijnë nga konsumi i lëngut të domates i atribuohen vitaminave dhe minerale që ofron vetë domatja.

Nga të gjithë ushqyesit që ofron ajo, mund të veçojmë likopenin, një antioksidant i fuqishëm që parandalon një sërë sëmundjesh.

Më poshtë janë të listuara të gjitha vlerat dhe përfitimet nga konsumimi i lëngut të domates herët në mëngjes.

Përse duhet nisur dita me lëng domateje?

Antioksidantët

Domatet ndihmojnë në pastrimin e trupit nga toksinat dhe lëngjet e akumuluara në trup të cilat ju bëjnë të ndiheni të lodhur e të rënduar.

Ato aktivizojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë të eliminoni yndyrat.

Nëse e pini lëngun e domatave rregullisht në mëngjes bashkë me një vakt të shëndetshëm do të jeni më të shëndetshëm.

Kundër konstipacionit

Një nga mënyrat më të mira për të luftuar konstipacionin është të nisni ditën me lëngun e domates që stimulon sistemin tretës.

Domatet janë të pasura me fibër dhe nëse lëngun e tyre e konsumoni rregullisht do të zgjidhni problemin e konstipacionit.

Për shëndetin e zemrës

Enzimat dhe mineralet tek domatet ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe të pastrojnë qarkullimin e gjakut.

Në këtë mënyrë ato parandalojnë mpiksjen e gjakut.

Lëngu i domates është efikas edhe për diabetikët sepse mban nën kontroll sheqerin në gjak.

Sistemi imunitar

Lëngu i domates duhet pirë rregullisht në mëngjes për të forcuar sistemin imunitar.

Domatet janë të pasura me vitaminat C, A B, D dhe K.

Ato përmbajnë gjithashtu antioksidantë, kalium, kalcium, fosfor, hekur dhe sodium.

Kjo e bën këtë lëng ideal për sistemin tuaj mbrojtës.

Për lëkurën

Lëngu i domates është sinonim i një lëkure të bukur, të pastër dhe rinore.

Antioksidantët tek domatja largojnë papastërtitë dhe e ushqejnë lëkurën duke i dhënë asaj freski dhe rini.

Kundër dhimbjeve të artritit

Lëngu i domates është aq i pasur me vitamina dhe minerale sa rekomandohet të konsumohet edhe kundër dhimbjeve të artritit.

Për të zbutur këto dhimbje, lëngun e domates duhet ta pini çdo ditë./AgroWeb.org

Postime të ngjashme

Përfitimet e organizmit nga ngrënia e mollave çdo ditë

S.B.

Ky ushqim i njohur mund të jetë shakatar i shumë sëmundjeve

S.B.

Çaj mente për t’i trajtuar aknet? Është i pasur me antioksidantë dhe lufton infeksionet bakteriale

S.B.

Tri ushqime të shëndetshme në sasi të mëdha mund të jenë të dëmshme: Kushtojini vëmendje

S.B.

Si të mbrohemi nga rrezet UVA/UVB

S.B.

Disa mënyra se si të përballeni me pasojat psikologjike të pandemisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...