Agjencia Zhurnal.mk
Kuzhina

Lëng mollash (shurup), shije që nuk harrohet

Një nga pijet më popullore freskuese dhe të shëndetshme

Mollët janë pema e dytë pas bananeve të cilat më së shumti hahen madje me arsye të mirë. Nuk kushtojnë shumë, janë të shëndetshme dhe të shijshme, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– mollë
– ujë
– 70 gr sheqer në 1 l lëng
– lëng i një limoni;
– thartirë limoni
– sheqer vaniljeje

Përgatitja:

Mollët lani, fshini, pritni në feta (nuk jeni të detyruar t’i qëroni). Qitni ujë sipër mollëve derisa të fundosen.

Vendosni në pllakë shporeti dhe zieni. Kur të vlojnë lini edhe 6 minuta, pastaj hiqni nga pllaka dhe lini 12 orë të qëndrojnë në atë ujë.

Kulloni lëngun dhe në secilën litër qitni rreth 10 gramë thartirë limoni, 70 g sheqer dhe lëng të një limoni.

Pastaj atë lëng vendoseni sërish në pllakën e shporetit që të vlojë. Kur të vlojë shtoni sheqerin e vaniljes dhe zieni edhe 5 minuta.

Shurupin e nxehtë qiteni në shishe të nxehta të cilat pas mbylljes mbështillni me lecka dhe mbani kështu 48 orë derisa të ftohen.

Pastaj lëngun mbajeni në bodrum, dhe kur të hapet, shishen me shurup mbajeni në frigorifer.

Postime të ngjashme

Rolatë me mish: Nga jashtë kërcëlluese, brenda përsosmërisht e mbushur me erëza!

S.B.

Qofte daneze: Shumë të shijshme, 10 herë më të shëndetshme se qoftet që gatuhen tek ne

S.B.

Një truk që as profesionistët nuk do ta zbulojnë! Një recetë origjinale për ‘Brownie’

S.B.

Gjyveç me mish qengji dhe turli

S.B.

Musaka me presh e kërpudha

S.B.

Kremi katalan: Si të përgatisni këtë ëmbëlsirë tipike spanjolle

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...