Qendërmbrojtësi francez, Leny Yoro pritet të humbasë fillimin e sezonit 2024/25 me Manchester Unitedin, për shkak të një dëmtimi në këmbë.
Nënshkrimi i ri i Manchester United erdhi me shumë bujë në Old Trafford, pasi Djajtë e Kuq fituan garën me Real Madridin.
Megjithatë, 18-vjeçari, i cili u bashkua nga Lille këtë muaj, ishte i pafat duke pësuar menjëherë lëndim me fanellën e Unitedit.
Sot (e mërkurë), një mbështetës filmoi lojtarin duke përdorur paterica dhe të veshur me një çizme plastike mbrojtëse në bazën stërvitore të klubit në Shtetet e Bashkuara.
Raportet e pakonfirmuara në mediat sociale pohojnë se Yoro mund të mungojë deri në dy muaj, por United ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për dëmtimin.