Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Leonardo Dicaprio reagon sërish për mbrojtjen e lumit Vjosa

Aktori me famë botërore, Leonardo DiCaprio, sërish i ka dalë në ndihmë iniciativës për të mbrojtur lumin Vjosa në Shqipëri.

DiCaprio i është bashkuar nismës për t’i thënë stop ndërtimit të HEC-eve, rrezikimit të ujit dhe biodiversitetit në zonat përreth këtij lumi.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka ndarë pamje të lumit, ndërsa nxiti autoritete shqiptare ta krijojnë sa më shpejt Parkun Kombëtarë Vjosa.

Postimi i plotë:

“Javën e kaluar, në Ditën Botërore të Ujit, aktivistët në të gjithë Evropën i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Evropian të mbështesin Parkun Kombëtar të Vjosës tani. Lumi Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë. Janë 300 kilometra që rrjedhin pandërprerë nga burimi i saj në malet në Greqi në detin Adriatik. Lumi është jetësor e i rëndësishëm për më shumë se 1,100 lloje të peshqve të ujërave të ëmbla dhe është kulturor i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri. Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare “të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar Vjosa, duke shtrirë tërë gjatësinë e lumit”.

Po ashtu ai kërkoi që të shpërndahet videoja dhe të kërkohet nga Edi Rama, Lulzim Basha Monika Kryemadhi dhe Ilir Met të bëjnë të njëjtën gjë.

Postime të ngjashme

“Love Again” nga Dua Lipa arrin 20 milionë shikime

Dafina Vidishiqi

Urimi i Kidës për Getinjon me rastin e ditëlindjes

Dafina Vidishiqi

Kendall Jenner ndan momente romantike me basketbollistin Devin Booker

Dafina Vidishiqi

E diela familjare e e Gold AG dhe bashkëshortes pranë djalit, Guerilit

Dafina Vidishiqi

Angelina Jolie viziton ish-bashkëshortin në apartamentin e tij

Dafina Vidishiqi

I paragjykojnë vajzën, Arbenita Ismajli iu reagon ashpër ndjekësve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...