Leonora Jakupi me plot stil e me dekolte të hapur në pozën e radhës nga pushimet në Bodrum

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

 

Artistja, e cila vetëm në Instagram numëron 287 mijë njerëz, vazhdon të jetë në formë të mirë.

Ajo së fundmi po shijon pushimet në Bodrum të Turqisë, derisa ka marrë vëmendje me paraqitjen e radhës e veshur me plot stil.

Në një fustan të gjerë e me dekolte të hapur, 42-vjeçarja ka bërë që të marrë komplimente të shumta.

Dukjen e ka kompletuar me një shami të markës Gucci e po ashtu edhe me një palë syze ngjyrë kafe.

Fotografia për pak minuta ka arritur të grumbullojë mbi dy mijë pëlqime.

Leonora përndryshe këtë vit ka qenë më pasive në muzikë e po ashtu në mbrëmje e koncerte muzikore.

Prej vitesh, ylli nga Drenica ka bërë një tërheqje nga projektet duke u fokusuar më shumë në jetën private.

Related posts

Me një portret familjar, Teuta Krasniqi shprehet falënderuese në ditëlindjen e saj

D V

‘Mbesa më e bukur që mund të kisha’, Alketa zbulon vogëlushen me sy blu të familjes

D V

Scarlett Johansson dhe Colin Jost bëhen prindër

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com