Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Lëshohet emetimi i 19-të i fletë obligacioneve për denacionalizimin

Shkup, 11 shkurt – Shteti lëshoi emetimin e 19-të të fletë obligacioneve për denacionalizim në shumën totale prej 11,5 milionë euro, i cili do të kompensojë të gjithë me vendimet përfundimtare për denacionalizim nga 1.1.2019 deri më 31.12.2019, ku kompensimi përcaktohet të bëhet përmes fletë obligacioneve.

Siç kumtoi Ministria e Financave, fondet e alokuara përmes fletë obligacioneve do të paguhen nga shteti në dhjetë këste vjetore me një normë interesi shtesë prej dy për qind në vit.

“Republika e Maqedonisë Veriore në çdo kohë mund të shlyejë fletë obligacionet për denacionalizim para afatit të mbërritjes së tyre në përputhje me kushtet, mënyrën dhe procedurën e përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore”, thuhet në kumtesë.

Tregtimi me fletë obligacionet për denacionalizim do të kryhet në Bursën e Maqedonisë SHA Shkup, me ndërmjetësimin e shtëpive të brokerimit dhe bankave – anëtare të Bursës së Maqedonisë.

Para afatit të dorëzimit të tyre, qytetarët mund të përdorin fletë obligacionetpër denacionalizim për pagesën e banesave në pronësi shoqërore. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Azeski: Ballkani të hapet, historia të mbyllet, biznesi të bashkohet

Z H

Finance Think: Fokusi nevojitet të vendoset në efikasitetin e shpenzimeve

Z H

MPPS me thirrje të respektohen masat për mbrojtje nga i ngrohti

Z H

Zaev zyrtarizon bashkëpunimin me PDSH-në në zgjedhjet lokale

Z H

Meteo-alarm portokalli, Qeveria me rekomandime për mbrojtje

Z H

Zaev, Rama dhe Vuqiç sot dhe nesër në Shkup në kuadër të Forumit ekonomik për bashkëpunim rajonal

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...