Agjencia Zhurnal.mk

Letërnjoftime dhe pasaporta në Shkup, edhe gjatë vikendit

Shkup, 23 qershor, zhurnal.mk – Ministria për Punë të Brendshme njofton qytetarët e kryeqendrës së gjatë periudhës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme do të mund të pajisen me letërnjoftime dhe pasaporta edhe gjatë ditëve të vikendit.

“Gjatë periudhës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (15.07.2020), Ministria për Punë të Brendshme, do tu mundësoj qytetarëve që në ndërtesën e RTVM-së dhe në BEKO të mund të pajisen me dokumente identifikimi, pasaporta dhe letërnjoftime”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas MPB-së përskaj orarit të zakonshëm gjatë javës prej 0ra 07:30 -20:00, qytetarët tani edhe gjatë vikendit prej ora 08:00-16:30 do të mund të pajisen me letërnjoftime dhe pasaporta.

Kjo periudhë përfshin vikendet: 27-28 qershor, 2-5 korrik si dhe 11-12 korrik.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...