Shqipëri

Letra e Kim, reagon Malaj: Mesazh për kryeministrin, deputetët s’duhet t’i përzgjedhë Rama spontanisht

Zhurnal Ads

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka komentuar letrën e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim drejtuar liderëve politikë lidhur me kandidatët për deputetë, duke theksuar se më shumë se kujtdo, ai mesazh sipas tij, adresohet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-ministri Malaj akuzoi shefin e qeverisë se promovoi lidhjen e politikës me krimin në nivele të larta politike, ndërsa theksoi se deputetët dhe kryebashkiakët s’duhet të jenë përzgjedhje spontane e Ramës, por përzgjedhje me alternativë konkurruese.

“Një mesazh që më shumë se kujtdo i vlen Ramës, i cili promovoi lidhjen e politikës me krimin në nivele të larta politike. Ja pse kryetari i ri i Bashkisë Durrës nuk duhet të jetë një beton-shitës, por beton-thyes. Deputetët dhe kryetarët e bashkive nuk duhet të jenë përzgjedhje individuale e spontane e Ramës, por përzgjedhje me alternativa konkurruese e qytetarëve. Kjo është një aspekt i rëndësishëm i demokracisë funksionale. Ministrat, deputetët apo kryetarët e bashkive nuk duhet të jenë miq dhe shërbyes të të fortëve, por shërbëtorë të përulur të qytetarëve. Deputetë dhe ministra nuk duhet të jenë përzgjedhje e oligarkëve dhe të fortëve, por individë me integritet dhe reputacion të lartë publik. Ministrat nuk duhet të bëjnë turizëm “kulturor” nëpër botë me fituesit abuziv të partneriteteve publike private preferenciale dhe as nuk duhet të bëjnë aleanca kriminale vota-vjedhëse me djem problematikë që shkaktojnë “tërmete elektorale””, shkruan ai.

Më tej ish-ministri Malaj theksoi se Rilindja nuk është Partia Socialiste, por një pjesë e kalbëzuar e saj dhe kjo situatë sipas tij, duhet të marrë fund sa më parë.

“Rilindja është kalbëzuar nga tolerimi dhe promovimi i krimit në politik. Padija, papërgjegjshmëria arroganca dhe babëzia, korrupsioni dhe kapja e shtetit po i detyrojnë shqiptarët ta braktisin vendin. Rilindja nuk është PS, por një pjesë e kalbëzuar e saj. Sa më shumë ata tremben për fatin e tyre aq më shumë keq-përdorin socialistët e thjeshtë. Kjo situatë tragjiko-komike duhet të përfundojë sa më parë”, nënvizoi ish-ministri i Financave, Arben Malaj.

Postime të ngjashme

Basha sfidon Ramën publikisht: E ftoj në debat që nesër deri më 25 prill

admin

DW: Shqiptarët të tretët në trafikun e drogës në Gjermani. Krimi i organizuar nga Shqipëria dhe Kosova në rritje

S.B.

Gjobë për parkimin, shoferi bënë për në spital policin

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...