Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Letra e lamtumirës nga Gabriel García Márquez

Nëse për një çast Zoti do të harronte se jam një kukull lecke e do të më dhurojë paksa jetë, ka gjasa se nuk do të them gjithçka që mendoj, por patjetër do ta mendoj çdo gjë që do ta them.

Do t’iu jepja vlerë gjërave, jo për vlerën që kanë, por për kuptimin që kanë.

Do të flija pak, do të ëndërroja më shumë, e kuptoj se për çdo minutë që i mbyllim sytë, humbim gjashtëdhjetë sekonda dritë.

Do të ecja përpara kur të tjerët do të ndaleshin, do të rrija zgjuar kur të tjerët do të flinin, do të dëgjoja kur të tjerët flasin dhe dhe sa do të shijoja një akullore të mirë çokolate!

Nëse Zoti do të më dhuronte paksa jetë, do të vishesha thjeshtë, do të shtrihesha në pishë të diellit duke lënë zbuluar jo vetëm trupin tim por edhe shpirtin tim.

Zoti im, nëse do të kisha një zemër, do ta shkruaja urrejtjen time në akull dhe dhe do të prisja që të shkrihej në diell.

Do të pikturoja me një ëndër të Van Gogut sipër yjeve një poemë të Benedettit dhe një këngë e Serratit do të ishte serenata që do t’ia kushtoja hënës.

Do t’i ujitja me lotët e mi trëndafilët, për ta ndjerë dhimbjen e gjembave të tyre dhe puthjen e mishtë të petaleve të tyre…

Zoti im, nëse do të kisha paksa jetë…

Nuk do të lija të kalonte qoftë një ditë të vetma
pa iu thënë njerëzve se dua,
se i dua. Do t’i bindja të gjithë burrat e gratë
se janë të parapëlqyerit e mi dhe
do të jetoja i dashuruar nga dashuria.

Njerëzve do t’ua provoja
sa gabojnë tek mendojnë
të heqin dorë së dashuruari
kur plaken, pa e ditur
se plaken kur heqin dorë së dashuruari.

Një fëmije do t’i jepja flatra,
por do ta lija ta merrte fluturimin vetë.

Të moshuarit do t’i mësoja
se vdekja nuk vjen me pleqërinë
por me harresën.

Kaq shumë gjëra kam mësuar nga ju, Njerëzit!

Ka mësuar se e gjithë bota adhuron të jetojë
mbi majën e malit,
pa e ditur se lumturia e vërtetë
është në ngjitjen e shpatit.
Kam mësuar se
kur i sapolinduri shtrëngon me grushtin e tij të vogël,
për herë të parë, gishtin e babait të tij,
e mban shtrënguar për gjithmonë.
Kam mësuar se një njeri
ka të drejtë ta vështrojë një tjetër
nga lart poshtë vetëm
kur duhet ta ndihmojë për t’u ngritur.

Janë aq shumë gjëra
që kam mundur të mësoj nga ju,
por realisht,
nuk do të më shërbejnë shumë,
sepse kur do të m’i vendosin
brenda asaj valixheje,
palumturisht do të jem duke vdekur.

Postime të ngjashme

Smithsonian rihap tetë nga muzetë e famshëm

S.B.

Monumenti i rëndësishëm i kulturës sonë kombëtare

S.B.

Jean-Michel Basquiat artisti i parë me dy vepra në ankand

S.B.

Rikthehet muzika në La Scala

S.B.

Albert Z. Zholi: “Melodia e jetës” vëllimi me drithërime poetike i Lumnie Hotit

S.B.

Filmi i Blerta Bashollit, “Zgjoi” do të shfaqet në rrjete kinemash në tri kontinente

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...