Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

“Levitating” e Dua Lipës dhe DaBaby renditet e pesta në “The Billboard Hot 100”

“Levitating” e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës, duket se është një nga projektet më të suksesshme që ka sjell përgjatë vitit të kaluar.

Kënga, e cila është pjesë e albumit “Future Nostalgia”, po vazhdon të jetë shumë e pëlqyer gjithandej.

Së fundmi u bë e ditur se këtë javë kjo është renditur në Top 5 në “The Billboard Hot 100”.

“Levitating e Dua Lipës me DaBaby për herë të parë ka hyrë në top 5 të #Hot100 për këtë javë”, thuhet në një njoftim të bërë nga faqja zyrtare e ‘Billboard’.

Është hera e dytë që këngëtarja me prejardhje nga Kosova është renditur në Top 5 në këtë tabelë.

Bashkëpunimi i Lipës me reperin amerikan është lansuar në YouTube më 2 tetor dhe deri më tani ka kaluar shifrën e 100 milionë klikimeve në YouTube.

Theksojmë që 25 vjeçarja njoftoi këto ditë se ka nisur punën për një tjetër këngë të re.

Postime të ngjashme

Rita Ora zhvendoset përgjithmonë në Los Angeles me të dashurin dhe nuk është kthyer në Evropë që nga shkelja e rregullave anti-COVID

D V

Kenan Imirzaliologu tregon se pse e kishte marrë mbiemrin “Mehmet Kosova” në serialin e shumë shikuar turk

D V

Vesa Luma ironizon duke publikuar fotografi nga dekorimi i Goran Bregovicit në Serbi: Urime urime

D V

Kendall Jenner paditet për 1.5 milionë euro për shkelje të kontratës

D V

Rihanna zyrtarisht miliardere dhe artistja femër më e pasur në botë!

D V

Nuk ka hatërmbetje! Princi William dhe Kate Middleton ishin të parët që i uruan ditëlindjen e 40-të kunatës Meghan Markle

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...