Agjencia Zhurnal.mk

Lëvizja Anti Bixhoz: Në vend të ligjit për dislokimin e lojërave të fatit, shteti sponzorizon bixhozin me 6.5 milionë euro

Shkup, 24 janar, zhurnal.mk – Lëvizja Anti Bixhoz me anë të një komunikate për media ka reaguar ndaj partive politike, për faktin se në momentin kur pritej ligji për dislokimin e lojërave të fatit, shteti ka sponzorizuar bixhozin me 6.5 milionë euro për vlerjen e 1500 aparateve për lojëra të fatit.

Ja reagimi i plotë i Lëvizjes Anti Bixhoz:

Një fjalë e pakontestueshme thotë: “nëse nuk ke turp bën çfar të duash,por mos harro se do të përgjigjesh”.

Ne si Lëvizje Anti Bixhoz nuk njofim deklatata para zgjedhore, ju vendimmarje,ju deputet nuk zbuloni gjëra të reja pasi kemi kërkuar edhe përkrahjen tuaj, (ju rikujtojm se LAB funkcionon tre vite)

nuk njofim veprime të pamatura tuaja dhe nuk mund të heshtim në gjëra të tmershme dhe vendime të pakontrolluara dhe nënçmuese pasi nuk i dihet të nesërmes ku do të jeni, mos lejoni t’ju gjykojë historija,para se të votoni mendoni në fëmijët tuaj.

Thonë që ndryshoi koha, jo, jo por ajo e demaskoi karakterin e tuaj. Në momente kur priteshte ligj për dislokimin e lojrave të fatit shteti sponzorizon bixhozin me 6.5 milion euro për blerjen e 1500 aparateve. (51% të aksioneve janë shtetërore;ju ngeli e pa mbuluar bastorja “zlatna kopaçka” mos gënjeni; Turp ju qoftë.

Lojrat e dyfishta të vendimmarjes dhe deputetëve, thikën pas shpine të tyre nuk dëshirojmë t’a komentojmë por ju sugjerojm të kenë kujdes kur është në pyetje mirëqenja e popullit mos mbështeten vetëm në interesin e tyre dhe mos luajn bixhoz me veten dhe subjektin e tyre.

Vendimmarje dhe deputet ju drejtohemi juve: MOS VOTONI KUNDER POPULLIT SE DO TE PERBALLENI ME ATA QE LUFTOJNE PER BUKEN E GOJES.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...