Lëvizja BESA: Kemi projekte konkrete për çdo komunë

Po hyjmë në javën e dytë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit. Deri më tani fushata e Lëvizjes BESA është duke u zhvilluar sipas planifikimeve të Shtabit Qendror Zgjedhor. Fushata e Lëvizjes BESA zhvillohet në formë të kombinuar, me vizita të drejtpërdrejta të qytetarëve, në takime me fokus grupe të ndryshme si dhe në tubime qendrore nëpër gjitha komunat ku Lëvizja BESA ka garuar qoftë me listë për këshilltarë apo kanidatë për kryetar komune.

Në këto zgjedhje lokale, Lëvizja BESA është duke zhvilluar një fushatë pozitive, me kreativitet të theksuar dhe me një kyçje të theksuar dhe dominonte të forumit rinor dhe forumit të gruas. Fushata jonë është origjinale dhe tërësisht e fokusuar në promovimin e programit dhe ofertës politike të Lëvizjes BESA.

Shtyllat kryesore të ofertës tonë politike janë:

Komuna transparente dhe llogaridhënia.
Komuna digjitale
Arsim cilësor dhe zhvillim i jetës kulturore dhe sportive
përkrahje e parezervë e rinisë
Mjedis i pastër jetësor
Rend dhe siguri
zhvillim ekonomik dhe përkrahje e bizneseve lokale
zhvillim i turizmit rural, malor dhe agro-turizmit etj.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, që të përqafojnë ofertën politike dhe programin e Lëvizjes BESA. Kemi ofruar kandidatët më të mirë, me integritet personal, profesionalizëm dhe tëdëshmuar në fushë veprimin e vet. Kemi projekte konkrete për çdo komunë, të gjitha këto projekte janë të vendosura në programet e çdo kandidati, me propozime konkrete për realizimin e të njëjtave.

Ne do vazhdojmë me përkushtim dhe intensitet të lartë të punojmë edhe në pjesën e mbetur të fushatës duke u munduar që të arrijmë te çdo lagje, çdo shtëpi dhe çdo qytetar.

Apelojmë edhe te oponentët politik që pjesa e mbetur e fushatës të kalojë në atmosferë të qetë dhe refleksioni i kësaj fushate të jetë në drejtim të organizimit të zgjedhjeve fer, demokratike dhe pa incidente.

Lëvizja BESA

Të nderuar përfaqësues të mediumeve,Po hyjmë në javën e dytë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit. Deri më tani fushata e Lëvizjes BESA është duke u zhvilluar sipas planifikimeve të Shtabit Qendror Zgjedhor. Fushata e Lëvizjes BESA zhvillohet në formë të kombinuar, me vizita të drejtpërdrejta të qytetarëve, në takime me fokus grupe të ndryshme si dhe në tubime qendrore nëpër gjitha komunat ku Lëvizja BESA ka garuar qoftë me listë për këshilltarë apo kanidatë për kryetar komune.Në këto zgjedhje lokale, Lëvizja BESA është duke zhvilluar një fushatë pozitive, me kreativitet të theksuar dhe me një kyçje të theksuar dhe dominante të forumit rinor dhe forumit të gruas. Fushata jonë është origjinale dhe tërësisht e fokusuar në promovimin e programit dhe ofertës politike të Lëvizjes BESA.Shtyllat kryesore të oferët tonë politike janë:● Komuna transparente dhe llogaridhenia.● Komuna dixhitale● Arsim cilësor dhe zhvillim i jetës kulturore dhe sportive● përkrahje e parezerve e rinisë● Mjedis i pastër jetësor● Rend dhe siguri● zhvillim ekonomik dhe përkrahje e bizneseve lokale● zhvillim i turizmit rural, malor dhe agro-turizmit etj.Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, që të përqafojnë ofertën politike dhe programin e Lëvizjes BESA. Kemi ofruar kandidatët më të mirë, me integritet personal, profesionalizëm dhe të dëshmuar në fushë veprimin e vet. Kemi projekte konkrete për çdo komunë, të gjitha këto proekte janë të vendosura në programet e çdo kandidati, me propozime konkrete për realizimin e të njejtave.Ne do vazhdojmë me përkushtim dhe intenzitet të lartë të punojmë edhe në pjesën e mbetur të fushatës duke u munduar që të arrijmë te çdo lagje, çdo shtëpi dhe çdo qytetar.Apelojmë edhe te oponentët politik që pjesa e mbetur e fushatës të kalojë në atmosferë të qetë dhe refleksioni i kësaj fushate të jetë në drejtim të organizimit të zgjedhjeve fer, demokratike dhe pa incidente.Ju faleminderit!

Posted by Lëvizja BESA on Tuesday, October 5, 2021

Related posts

Kasami viziton tregun e gjelbërt në Tetovë: Zgjidhja për tollovinë me makinat, parkingu nëntokësor!

D V

Zaev: Nuk mundemi për një ditë t’i vendosim bullgarët në Kushtetutë, do të ndodhë para inkuadrimit në BE

Z H

20 vjet nga Marrëveshja e Ohrit: Shqiptarët janë më mirë se para lufte por ende ka vend për përmirësim

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More