Agjencia Zhurnal.mk

Lëvizja BESA: Nisja e negociatave për anëtarësim në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, moment historik

Shkup, 24 mars – Ëndrra për t’u bërë pjesë e BE-së po bëhet gati realitet për vendin tonë dhe për Shqipërinë. Sot, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian solli vendim për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e dy vendeve fqinje, sepse dalëngadalë por sigurt janë duke realizuar synimin për arritjen e vlerave Evropiane, vlera këto që kanë për qëllim barazinë e plotë, drejtësinë jo selektive si dhe ekonominë e fuqishme.

Si Lëvizje BESA përshëndesim këtë vendim historik dhe jemi krenar që edhe ne si subjekt politik, kontribuuam në përmbushjen e kritereve politike që e dërgojnë vendin drejt një të ardhme më të mirë, siç është Bashkimi Evropian. Gjithashtu, si subjekt politik me politikat konsistente dëshmuam se orientimi jonë i vetëm dhe pa opsion tjetër është integrimi në Bashkimin Evropian dhe çdo devijim tjetër do të ishte i dëmshëm për shoqërinë dhe vendin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...