Lëvizja BESA organizoi debat publik me temë “Urbanizëm model”

Shkup, 14 tetor – Duke shpalosur ofertën zgjedhore, njëkohësisht debatuam me të ftuarit Muharem Muharemi, Adnan Beadini, Fexhri Hetemi, Hamdi Saiti, Vigan Rustemi dhe Drilon Vejseli, me të cilët konstatuam se unë si kryetari i ardhshëm i Komunës së Tetovës si prioritet mbi prioritetet do duhet ta kem sektorin e urbanizmit dhe komunikacionit.

 

Keqmenaxhimi i këtij sektori në Komunën e Tetovës ka sjellë një kaos të vërtetë urbanistik dhe në komunikacion, i cili e ka vështirësuar jetën e qytetarëve duke e rritur nivelin e stresit dhe duke prishur edhe imazhin e Tetovës.

Do të bëjmë studim fizibiliteti dhe do ta revidojmë dhe zgjerojmë Planin Urbanistik, zgjidhjen e problemit të parkingut duke ndërtuar parkingje në kate me konstruksion çeliku, zgjidhje afatgjate për menaxhimin me mbeturinat, zgjerimin e hapësirave publike të gjelbëruara për rekreacion si për fëmijët, ashtu edhe për grupmoshat e tjera, zgjerimin e zonave urbane, rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe hapjen e tre bulevardeve si “arterie” kryesore të qytetit: Bulevardit Qendër-Ilinden, vazhdimin e bulevardit Bllagoja Toska dhe bulevardit Vidoe S. Bato, rregullimin e trotuareve dhe ndriçimin publik.

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA

Related posts

Bexheti i përgjigjet pyetjes së qytetarit se a ka marrëveshje me BDI?!

Redaksia

Ziadin Sela nga Dibra porosi Ahmetit dhe jep garanca për dibranët (VIDEO)

D V

Fotolajm/ Diaspora e Austrisë përgatitet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More