Lëvizja Besa përgatitet e vetme të del në zgjedhjet lokale

Shkup, 23 korrik – Sekretari i Përgjithshëm i Lëizjes Besa, Arjanit Hoxha thotë se partia e tij nuk do të përfshihet në koalicionin mes BDI dhe LSDM në zgjedhjet lokale për shkak se po përgatiten të shkojmë të vetëm në zgjedhje.

 

Ai shtoi se si parti vlerësojnë se prania në Qeveria ka bërë dallim dhe ky dallim pasqyrohet në vota dhe si parti politike dëshirojnë të shohin se si do të vlerësohet pjesëmarrja 10 muajshe në ekzekutiv.

Hoxha nuk dëshironte të komentojë takimin mes Zaevit dhe Ahmetit për shkak se, siç tha ai, ende nuk ka detaje për marrëveshjen.

“Do ta lëmi të publikohen detaje nga marrëveshja për shkak se deklarata është e përgjithshme. Le të presim të shohim se në çka bazohet ky koalicion”, tha Hoxha.

Related posts

Merkel: Nuk mund të kishim parashikuar bllokadë nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut

D V

Qyteti i Shkupit i pari në rajon me një Plan Strategjik për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë

D V

Higjiena Komunale filloi pastrimin e deponive të egra në Butel

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More