Lëvizja Demokratike vazhdon fuqizimin e strukturave të saj në mbarë vendin

nga Xh M

Shkup, 15 shkurt – Në një atmosferë të mirë dhe me pjesëmarrje të gjerë të anëtarësisë, përmbyllëm me sukses procesin e strukturimit të Degës së Lëvizjes Demokratike në Butel. Ky është një hap i rëndësishëm në konsolidimin e subjektit tonë dhe në përgatitjen për sfidat politike që na presin.

Në këtë kuvend zgjedhor, anëtarësia e Degës së Butelit i dha besimin Veton Gavazit për të udhëhequr këtë strukturë të rëndësishme partiake. Zgjedhja e tij është garanci për vazhdimin e një angazhimi të palëkundur në shërbim të qytetarëve dhe të vizionit tonë për një qeverisje të ndershme, transparente dhe të përgjegjshme.

Lëvizja Demokratike po rritet çdo ditë dhe mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një alternative të fuqishme politike, e cila do të sjellë ndryshimin që qytetarët e presin. Vazhdojmë përpara me vendosmëri!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More