Agjencia Zhurnal.mk

Lëvizja ILIRIDA pranon ofertën e Ali Ahmetit, por me një kusht?

Shkup, 11 janar, zhurnal.mk – ëvizja ILIRIDA, një nismë politike e shfaqur përmes disa komunikatave së fundi ka bërë të ditur se oferta publike e zotëri Ali Ameti në Saraj, është për ta respektuar, si një apel të shprehur publikisht dhe të adresuar konkret partive opozitare.

“Lëvizja Ilirida ,që jemi akoma në vazhdën e regjistrimit,e shqyrtuam ofertën publike të Kryetarit të BDI-së z, Ali Ameti, dhe japim përgjigje publike. Lëvizja Ilirida ,është e interesuar me gjithë bindjet e veta , po ashtu edhe bindjet e qytetarëve,se duhet bashkim i platformave politike të unisuara, për të aritur te dëshira e shumë pritur ,dhe e dëshiruar nga shqiptarët e Iliridës. Prandaj përgjigja e jonë është pozitive ndaj z. Ali Ameti, se do të bashkohemi,por vetëm me një pikë të përbashkët që BDI-ja, ta vënë në program, federalizmin e shtetit, gjegjësisht funksionimin e R.Iliridës. Shpresojmë se edhe partitë tjera do kenë një arsye më tepër për tu bashkuar”, thekson kjo Lëvizje.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...