Agjencia Zhurnal.mk

Lëvizja Mustakbel e ish-kryeministrit libanez Hariri: Ekzistojnë dyshime serioze rreth shpërthimit

Lëvizja Mustakbel në Liban, e udhëhequr nga ish-kryeministri Saad al-Hariri, tha se ekzistojnë dyshime serioze për sa i përket kohës dhe rrethanave në të cilat ndodhi shpërthimi i djeshëm në Portin e Bejrutit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e Lëvizjes Mustakbel, blloku më i madh politik që përfaqëson sunitët në kuvend, mbajtën një takim në shtëpinë e Haririt në kryeqytetin libanez Bejrut.

Në deklaratën me shkrim nga lëvizja pas takimit, shtetit libanez iu bë thirrje që “me të gjitha institucionet, ministritë dhe organet e tjera të kryejë një hetim gjyqësor dhe sigurie në mënyrë transparente”.

Në deklaratë thuhet se ky hetim nuk duhet të jetë i hapur për pazare në asnjë mënyrë, faktet nuk duhet të shmangen dhe e vërteta duhet të grumbullohet pa marrë parasysh rezultatet.

Kërkesë për “pjesëmarrje ndërkombëtare” në hetim

Lëvizja ka theksuar se duhet të ketë një komitet ekspertësh që mund të zbulojë të vërtetën dhe të sigurojë drejtësi dhe se ekspertët ndërkombëtarë duhet të jenë të pranishëm në hetim, duke përsëritur kërkesën e Haririt për “kërkimin e ndihmës nga miqtë e huaj në hetimin në lidhje me incidentin”.

Në deklaratë theksohet se shpërthimi ngërthen dyshime serioze për sa i përket kohës, rrethanave, vendit, mënyrës dhe lëndëve djegëse që e shkaktuan atë.

Lëvizja kanë kërkuar përgjigje ndaj pyetjeve se pse lëndët shpërthyese janë mbajtur në port prej vitesh, nga kush janë sjellë dhe pse njësitë e sigurisë kanë heshtur ndaj pranisë së këtyre lëndëve.

Ndryshe, një zjarr në një depo që përmbante lëndë shpërthyese në Portin e Bejrutit çoi në një shpërthim masiv të martën, duke shkaktuar dëme masive materiale në disa lagje të kryeqytetit.

Shpërthimi u dëgjua në gjithë qytetin dhe periferitë e tij.

Këshilli i Lartë i Mbrojtjes në Liban e ka shpallur Bejrutin qytet të goditur nga katastrofa dhe njoftoi gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytet për dy javë.

Shpërthimi i së martës thellon problemet e vendit që tashmë vuante me muaj nga një krizë e rëndë ekonomike dhe polarizimi politik.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...