Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri zyrtarizon kandidatët e parë për zgjedhjet e 25 prillit

Bojken Abazi në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë janë dy kandidatët e parë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Bojken Abazi është drejtor i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri konfirmoi pak kohë më parë pjesëmarrjen në zgjedhjet e 25 prillit. Organizata do të paraqesë kandidaturat e saj në të 12 qarqet e vendit.

Nga kjo lëvizje nuk do të garojnë vetëm anëtarët e partisë, por edhe qytetarë të angazhuar, të cilët dëshirojnë t’u dalin përballë 2 partive të mëdha.

Lëvizja Vetëvendosja ka paralajmëruar edhe një kundërshtim në Gjykatën Kushtetuese të ndryshimeve që iu bën ligjit themeltar në muajin korrik me qëllim për të hapur listat.

Në një intervistë për “Euronews Albania” pak kohë më parë anëtari i bordit të kësaj organizate në Shqipëri, Klejd Këlliçi, tha se kandidatët që do të garojnë në çdo qark do të jenë të pavarur, por do të kenë edhe mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas z. Këlliçit, ky është një shans i mirë për të paraqitur anën tjetër të sistemit. /euronewsal

Postime të ngjashme

Shqipëri, 40 raste të reja me COVID-19, gushti muaji i hapur i vaksinimeve

D V

Elona Shuli ende në kampet e Sirisë, gjyshi: Kam frikë se nuk do t’i shoh më mbesat e nipin

D V

Vatër e madhe zjarri në Mamurras, banesat vetëm disa metra larg

D V

Policia ndëshkon kosovarin që po ngiste 191 km në orë

D V

Vazhdon përballja me zjarret në Shqipëri, situatë më e rëndë në Karaburun

D V

Kolona të gjata në Lezhë, kosovarët ia mësyjnë bregdetit shqiptar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...