Lëvizje të dyshimta dhe… zbulohet shqiptari që trafikonte kokainë në Itali

U pikas nga një karabinier rastësisht ndërsa e kanë tradhëtuar lëvizjet e dyshimta të tij

 

Fill pas dyshimeve, efektivi njoftoi patrullat duke kërkuar një kontroll në zonë dhe në shtëpinë e shqiptarit për t’u siguruar që nuk po kryente veprime të jashtëligjshme.

Me të mbërritur pranë banesës, karabinierët pritën që burri të dilte nga shtëpia dhe i bënë kontroll, duke i gjetur një qese me 100 gramë kokainë. Po ashtu edhe në banesë kishte të njëjtën lëndë nakortike dhe armë zjarri, e cila ishte fshehur në një prej sirtarëve të kuzhinës bashkë me municionin.

Shqiptari u vendos në pranga dhe u dërguan në burgun “Nerio Fischione” në Brescia, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrjetin e trafikut në zonë.

Related posts

Arrestohet 67 vjeçari nga Vushtrria, po kërkohej për vjedhje

D V

I bie dritarja sipër, vdes një 5-vjeçar në Drenas

D V

Avioni rus i zhdukur dyshohet se mund të ketë rënë në det

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More