Lewandowski nuk është në shitje këtë verë

Robert Lewandowski nuk është në shitje dhe nuk do të largohet nga Bayern Munichu këtë verë – konfirmon Goal.

 

Sulmuesi polak ishte lidhur me një largim nga kampioni gjerman dhe është raportuar se ka kërkuar largimin, kurse bavarezët i kanë vënë çmim prej 130 milionë eurosh.

Megjithatë, sipas Goal, Bayerni nuk do ta shesë Lewan në çfarëdo rrethanash dhe lojtari e ka pranuar situatën dhe nuk do të bëjë presion për t’u larguar.

(Foto: Twitter/FC Bayern Munchen)

Futbollisti, i cili i mbush 33 vjet më 21 gusht, kërkohet nga shumë klube evropiane falë aftësisë së madhe golashënuese.

Mirëpo, klubi nga Allianz Arena nuk do ta shesë këtë verë. Sulmuesi ka marrëveshje deri në verën e vitit 2023, ashtu që pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në fund të sezonin 2021/2022. 

Related posts

Neuer, Jota, Rudiger: Formacioni i të dështuarve në Euro 2020 bazuar në statistika

D V

Liverpooli fiton pa shumë mund në udhëtim te Leeds United

D V

Ramadani: Me fitore duam të bëjmë festën e nesërme më madhështore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com