Agjencia Zhurnal.mk

Leze Qena ishte në mjekim intenziv prej ditësh, detaje nga vdekja e aktores

Aktorja e mirënjohur Leze Qena ka ndërruar jetë sot (e mërkure) në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, i cili njoftoi se aktorja isht në mjekim intenziv që nga 6 marsi.

Lezja është shuar sot në orën 9:50, duke lënë zbrazëti të madhe në artin kosovar.

“Ju konfirmojmë se nga data 6 mars ajo ka qenë në mjekimin intensiv dhe përkundër kujdesit maksimal nga stafi, ajo ka vdekur në ora 9.50, në mjekimin intensiv qendror”, ka thënë Fazliu.

Leze Qena njihet për rolet që kishte në serialet “Çka ka shpia”, “Familja moderne”, “Mahmutovit e Rexhepovit”, e shumë të tjera.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...