Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Lezhë/ Kapet me 1.2 kg kokainë, arrestohet 50-vjeçarja! Në kërkim ish-bashkëshorti i saj

Lezhë- Vihet në pranga një 50-vjeçare si dhe shpallet në kërkim ish-bashkëshorti i saj, për shkak se akuzohen për trafikim kokaine.

E arrestuara është Vera Preka., 50 vjeçe, banues në Ishull, Lezhë. Gjithashtu u shpall në kërkim ish-bashkëshorti i saj, shtetasi Dod Markvukaj., 52 vjeç, banues në Ishull, Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Lezhë.

Sekuestrohen rreth 1.2 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Vihet në pranga një 50-vjeçare, shpallet në kërkim ish-bashkëshorti i saj.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Stacioni”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetases:

– V. P., 50 vjeçe, banues në Ishull, Lezhë.

Gjithashtu u shpall në kërkim ish-bashkëshorti i saj, shtetasi D. M., 52 vjeç, banues në Ishull, Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara së në Ishull, Lezhë, këta shtetas posedonin lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në servisin në pronësi të shtetasit D. M., që ishte i përshtatur si banesë për ish bashkëshorten shtetasen V. P. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1.184 kg lëndë të dyshuar kokainë dhe një peshore elektronike.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë

Postime të ngjashme

Vajzat denoncojnë babanë shqiptar në Itali: Na përdhunoi për disa vite

Dafina Vidishiqi

Garda e Republikës merr në mbrojtje ambasadorin e BE-së në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Rreth 923 mijë vaksinime anti-COVID në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Arrestohet një shtetas turk në Shkup

Dafina Vidishiqi

Pastrimi i parave në Shqipëri – ekspertët e konsiderojnë shqetësim për depërtimin në ekonomi

Dafina Vidishiqi

Për tre vite, 41 viktima në rrugët e Pollogut

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...