Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

“LG” dhe “Magna” me një kompani të përbashkët miliarda dollarëshe

Vjenë, 24 dhjetor – Gjiganti koreano-jugor i teknologjisë, “LG Electronics” dhe furnizuesi kanadezo-austriak i pjesëve të makinave “Magna” kanë bashkuar forcat për të ndërtuar përbërës për makina elektrike, njoftuan sot dy kompanitë.

Sipas LG, kompania e re “LG Magna e-Poëertrain do të vlejë rreth një miliard dollarë.

“Ndërmarrja e përbashkët, e cila është vendosur të finalizohet në korrik, do të punësojë më shumë se 1 000 persona në Korenë e Jugut, SHBA dhe Kinë”, thanë LG dhe Magna.

Kompania “LG” do të ketë në pronësi 51 % të ndërmarrjes së përbashkët dhe pjesa tjetër do t’i përkasë “Magna”-s, që është një nga furnizuesit më të mëdhenj të automjeteve në botë.

Kompania e përbashkët planifikon të prodhojë përbërës kryesorë, të tillë si motorë elektrikë dhe karikues, si edhe të furnizojë sisteme energjie për disa prodhues të makinave.

Aksionet e LG-së arritën çmimin e tyre më të lartë në gati 10 vjet pas njoftimit/DPA.

Postime të ngjashme

Çfarë është 6G dhe kur do të zbatohet në jetën tonë të përditshme?

S.B.

Gjermanët përdorin material të ri dhe krijojnë celular 30% më të lehtë

S.B.

“Bisha” po vjen: Së shpejti telefoni me 18 GB RAM

S.B.

Së shpejti, Apple Watch mund të monitorojë glukozën në gjak pa tërhequr gjak

S.B.

Këto foto nudo tani lejohen në Instagram

S.B.

Qeveria indiane vendos masa të rrepta ndaj rrjeteve sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...