Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Liban, protesta kundër krizës ekonomike dhe karantinës së COVID

Protestat në qytetin Tripoli të Libanit vijojnw kundër krizës ekonomike dhe karantinës së COVID-19, të cilat filluan më 25 janar.

Në protestat Tripoli, në qytetin verior të vendit, ndodhi përleshje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Forcat e sigurisë intervenuan me gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ndërkohë disa protestues i vunë flakën kontejnerëve për plehra.

Qeveria libaneze njoftoi se do të zgjasë orën policore deri më 8 shkurt si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Sipas shifrave të fundit, numri i të infektuarve me COVID-19 në Liban arriti në 293.157, duke përfshirë 2.621 vdekje dhe 172.497 të shëruar.

Më 4 gusht 2020, një shpërthim masiv tronditi portin e kryeqytetit Bejrut. Shpërthimi shkaktoi një shkatërrim masiv në kryeqytet në një kohë kur vendi po përjetonte një krizë ekonomike, në mes të luftës kundër pandemisë COVID-19.

Si pasojë e shpërthimit, të paktën 204 persona humbën jetën dhe 6.500 të tjerë u plagosën, ndërsa sipas vlerësimeve u shkaktuan 15 miliardë dollarë dëme në pronë.

Përveç shpërthimit, Libani lufton edhe me një krizë të madhe ekonomike për të cilën kishin shpërthyer protesta masive.

Postime të ngjashme

SHBA dëbon 24 diplomatë rusë

D V

Pashinyan merr sërish mandatin për krijimin e qeverisë së re

D V

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

D V

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

D V

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

D V

Roja i kampit nazist do të dalë para gjykatës në Gjermani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...