Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Liberalët ballkanik për non-pejperin: Kriza e kovidit në rajon dhe BE tokë pjellore për ide të rrezikshme nacionaliste për rishikim të kufijve

Bruksel, 17 prill – Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusiqi, së bashku me ish-ministrin e Mbrojtjes të Sllovenisë, Roman Jakiçin dhe ish-sekretarin shtetëror të jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Emil Kirjasin sot mbajtën konferencë për shtyp në të cilën kërkuan dënim të ashpër nga mbarë Bashkimi Evropian për idetë për rishikim të kufijve të Ballkanit Perëndimor, që qarkullojnë së bashke me non-pejperin e pretenduar të Janez Jnashës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Vakuumi në rajon i krijuar pjesërisht nga kriza me Kovid-19 dhe recesioni i ardhshëm i thellë në BE janë tokë pjellore për ide të rrezikshme nacionaliste për rishikim të kufijve dhe urgjentisht të ndalen, bëri thirrje Emil Kirjasi.

Është e paqartë pse ky non-pejper qarkullin tani, kusht është autori i tij,  a është një tullumbace provë, por çështjet që i hapi janë në kundërshtim me të gjitha vlerat dhe parimet e BE-së, konsiderojnë liberalët në rajon.

 Për ish-ministrin e Mbrojtjes së Sllovenisë, Roman Jakiçin, ky dokument, sipas informacioneve të tij është pranuar në BE në shkurt, por nuk dihet kush e ka shkruar dhe është në kundërshtim të plotë me politikën e jashtme të Sllovenisë.

Për rrezikun e këtyre ideve u prononcua edhe ish-shefja e diplomacisë kroate, Vesna Pusiqi, e cila shprehu shqetësim të veçantë për përmbajtjen e non pejperit lidhur me gjoja “islamizmin ekstremist” në Bosnjë e Hercegovinë.

 Shembull për këtë tha ajo është deklarata e presidentit francez para më shumë se një viti ku tha ai se Bosnja e Hercegovina është një bombë e kurdisur për terrorizëm

 Ajo bëri thirrje që në Këshillin e ardhshëm për punë të jashtme të ministrave të BE-së ta konfirmojnë perspektivën e BE-s për Ballkanin Perëndimor dhe të insistojnë se rishikimi i kufijve nuk vjen parasysh.

 Për përkujtim Këshilli Evropian, ku është dërguar non pejperi i pretenduar, ende as nuk e ka konfirmuar as nuk e ka përgënjeshtruar ekzistimin e tij, duke lënë hapësirë për çfarëdo spekulimesh.

 Ish-sekretari shtetëror i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Emil Kirjasi, e shfrytëzoi rastin të përkujtojë se kohëve të fundit ide të këtilla ishin përhapur edhe në Bullgarinë fqinje, më saktë nga ministri i Mbrojtjes i cili qarkulloi hartë për Bullgari të Madhe dhe paralajmëroi për rrezik nga koncepte të këtilla në vendet anëtare të NATO-s.

 I pyetur nëse mendon se për shkak të këtyre ideve është krijuar tokë pjellore për Bullgarinë  pa probleme ta bllokojë Maqedoninë e Veriut, Kirjasi u përgjigj se nuk mund të dihet se kush e ka “inkurajuar” por se është me rëndësi të vërehet lidhja midis narrativëve de ideve.

 Ai shfaqi shqetësim që nuk ka reagim nga Bullgaria për këto pretendime, derisa shumica e liderëve në rajon tashmë u prononcuan.

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...