Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Libi, gjenden edhe 12 kufoma në varrezat masive në Tarhuna

Zhurnal Ads

Enti për identifikim dhe kërkim të të zhdukurve në Qeverinë libiane, në rrjetet sociale njoftoi se gjatë zhvarrosjes në katër zona në Tarhuna janë gjetur 12 kufoma.

Autoritetet libiane njoftuan se në varrezat masive në qytetin Tarhuna, në jug të vendit, janë gjetur edhe 12 kufoma, transmeton Anadolu Agency (AA).

Enti për identifikim dhe kërkim të të zhdukurve në Qeverinë libiane, në rrjetet sociale njoftoi se gjatë zhvarrosjes në katër zona në Tarhuna janë gjetur 12 kufoma.

Pesë kufoma u gjetën në dy varre masive ndërsa një në dy varre individuale.

Instituti më 18 tetor tha se 12 trupa të burrave janë gjetur në pesë varre masive në Tarhuna.

Më 5 qershor, ushtria libiane vendosi kontrollin në qytetin Tarhuna. Pasi u çlirua Tarhuna, që 14 muaj i shërbeu militantëve të Haftarit si qendër për furnizim dhe planifikim të sulmeve në Tripoli, autoritetet libiane njoftuan se në qytetin dhe rrethin e tij janë gjetur së paku 14 varreza masive.

Gjykata Ndërkombëtare Penale më 22 qershor tha se prokuroria ka marrë informacion të besueshëm në lidhje me varret masive.

Pjesëtarët e milicisë Kaniyat, që mbështesin Haftarin, ngarkohen për ekzekutimin jashtëgjyqësor gjatë kontrolleve mbi Tarhuna.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kufiri Kanada-SHBA mbetet i mbyllur deri më 21 janar

T E

​Rezervohen 10 miliardë doza vaksina antiCovid-19

T E

Nën “pushtetin” e tubave dhe të kapur për dore, çifti i moshuar me Covid kthehet në burim frymëzimi

T E

Franca regjistron rënie të numrit ditor të vdekjeve nga Covid-19

T E

Pfizer: Deri në fund të vitit 2021 më shumë doza vaksine, sesa kemi nevojë

S.B.

Brezi Ekonomik i Lumit Jance fuqizon zhvillimin e gjithanshëm

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...