Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Libianët nënshkruajnë marrëveshje për kriteret mbi pozicionet sovrane

Delegacionet e Këshillit të Lartë Libian të Shtetit dhe Dhomës së Përfaqësuesve me bazë në Tobruk nënshkruan sot një projekt-marrëveshje mbi kriteret për emërimet në pozicionet sovrane, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas korrespondentit të AA-së, ceremonia e nënshkrimit u zhvillua pas përfundimit të raundit të dytë të bisedimeve të mbajtura në Marok.

Marrëveshja e sotme ka të bëjë me zbatimin e Nenit 15 të Marrëveshjes Skhirat e cila u nënshkrua më 17 dhjetor 2015 po ashtu në Marok.

Artikulli tregon në paragrafin e tij të parë se “Dhoma e Përfaqësuesve konsultohet me Këshillin e Shtetit për të arritur konsensus mbi personat e emëruar në pozicionez udhëheqëse në postet e mëposhtme sovrane: Guvernatori i Bankës Qendrore të Libisë, Shefi i Zyrës së Revizioniz, Shefi i Autoritetit të Kontrollit Administrativ, Shefi i Antikorrupsionit, Presidenti dhe anëtarët e Komisionit të Lartë Zgjedhor, Presidenti i Gjykatës Supreme dhe Prokurori i Përgjithshëm”.

Paragrafi i dytë i nenit përcakton se aprovimi i dy të tretave të Dhomës së Përfaqësuesve kërkohet për emërimet.

Për shkak të ndarjes së madhe në vend midis lindjes dhe perëndimit, shumica e këtyre institucioneve sovrane, nëse jo të gjitha, janë bërë të ndara, me dy udhëheqës.

Megjithatë, në mesin e institucioneve të tjera jo-sovrane që mund t’i nënshtrohen të njëjtit mekanizëm emërimi përfshijnë Korporatën Kombëtare të Naftës dhe Korporata Libiane e Investimeve, duke pasur parasysh peshën e tyre ekonomike dhe financiare dhe konkurrencën e fortë mbi to.

Libia është zhytur në konflikt të brendshëm pasi operacionet e NATO-s çuan në rrëzimin e ish-udhëheqësit disa dekadësh Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar u themelua katër vjet më vonë në vitin 2015 nën marrëveshjen e udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për zgjidhje politike afatgjate deri më tani kanë dështuar për shkak të sulmeve të komandantit jolegjitim Khalifa Haftar.

Përpjekjet diplomatike janë zhvilluar javët e fundit për të zgjidhur konfliktin libian pas fitoreve nga ushtria libiane kundër milicive të Haftarit.

Postime të ngjashme

Tërmet i ri, edhe më i fortë në Zelandën e Re, me magnitudë prej 7,4 ballë

T E

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

SHBA shpreh shqetësim për gjobat ruse kundër REL-it

S.B.

BE paralajmëron për një krizë shoqërore pas pandemisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...