Libra falas për mbi 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe të mesëm

nga D V

Më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm do të përfitojnë libra falas këtë vit të ri arsimor. Lajmin e ka ndarë me ndjekësit, kryeministri Edi Rama në Facebook, duke publikuar pamje nga shpërndarja e librave, ku shihet edhe ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu.

“Mirëmëngjes dhe me fillimin e shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm, një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend, qofshin këto publike apo private, do të nisë zyrtarisht në datën 9 shtator. Për secilin cikël të arsimit parauniversitar është detajuar struktura e plotë e vitit të ri shkollor, me periudhat në të cilat do të zhvillohet mësim, periudhat e pushimeve, si dhe afatet kur do të zhvillohen provimet kombëtare.

Sa i takon arsimit bazë, bëhet e ditur së viti shkollor do të nisë në datën 9 shtator të vitit 2024, për të përfunduar më 13 qershor të vitit të ardhshëm. Nxënësit e arsimit të detyruar 9-vjeçar do të kenë dy periudha pushimesh. Periudha e parë e pushimeve do të jetë në fundvit, ndërsa përudha e dytë do të jetë në javën e parë të muajit prill.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More