Maqedoni

Librat e dëmtuar presin gjeneratën e re, mësueset: I bëjmë kopje njësitë mësimore

Zhurnal Ads

Shkup, 13 shtator – Shkollat kanë libra për t’ua dhënë nxënësve, por shumë prej tyre  janë të grisur e zhgarravitur. mësueti e intervistuar nga TVM2, pranojnë se kanë probleme e shpesh detyrohen që të fotokopjojjnë njësitë  mësimore sepse faqja në libër mungon.  

Nuk dihet nëse fajtorë që librat janë në gjendjen që janë , është cilësia e dobët, moskujdesi i nxënësve apo përdorimi i gjatë i tyre, por problemi qëndron dhe gjeneratat e re pret me frikë se cfarë libri do të marrë në përdorim.    

“Ju mungojnë kopertinat  dhe mjaft faqe brenda . Ballafaqohemi me mjaftë probleme gjatë relaizimit të mësimit me libra të gjysmuar. Sa i përket programit të kembrixhit cdo vit, në lëndën e shkencave natyrore edhe në lëndën e matematikës na  sjellin libra të reja , por  sa I përket lëndëve tjera, gjuhë shqipe,  shoqëri,  tre vite përdoren të njejtat  libra . Ne kemi qënë të detyruar që të bëjmë kopje  dhe t’ua japim mësimin për detyrq shtëpie për të lëxuar”, u shpreh mësuesja Suzana Jakupi.   

Jo të gjithë librat megjithatë dëmtohen njësoj.   

“Varet prej numrit të orëve. Në klasën e 4 dhe të 5 , kemi 5 her në javë orë në lëndën e gjuhës shqipe. Normal që libri i gjuhës përdoret me tepër pra dëmohet më shumë”, theksoi Jakupi.  

Problem më vete është libri i muzikës, i cili tekstualisht ka përkthime këngësh nga maqedonishjta, e nuk përshtatet fare me konceptin e klasave shqip. Tekstet e këngëve nuk kanë as rimë e as kuptim dhe mësimdhënësit e muzikës detyrohen që të punojnë me skripta.   

“Nuk kanë qënë libra adekuat për ne palën shqiptare që të zhvillojnë mësimin me libra , pasi që edhe tekstet edhe këngët të gjitha ishin në gjuhën maqedone. Kemi bërë kërkesë që të bëjmë një libër adekuat për muzikën . Na kanë premtuar që do ta bëjnë që  vitin e kaluar. Na kanë dhënë fjalën që këtë vit do e kemi. Kemi bërë skripta të ndryshme,  ua kemi shpërndarë nxënësve , kemi spjeguar me sllajde të ndryshme”, u shpreh mësuesja Alma Tusha.  

Shkollave u është premtuar se deri në fillim të vitit shkollor, do të furnizohen me libra të reja.

Postime të ngjashme

Mbajtja e maskës, distanca dhe higjiena e duarve janë thelbësore për mbrojtje nga virusi korona

T E

Sanksionohen 210 shoferë në Shkup, 81 për shpejtësi të tejkaluar dhe 23 motoçiklistë

T E

Pas infektimit të Jahoskit, Xhaferi fton në konsulta Karaxhovskin: Si do të zhvillohet puna e Parlamentit?

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...