Shkup, 22 tetor, zhurnal.mk – Liderët fetar të vendit kanë bërë thirrje qytetarëve që t`i respketojnë masat kundër koronavirusit. Në një komunikatë të përbashkët të nënshkruar nga Kreu I KOM-it z.z Stefani, u.d Kreu I BFI-së Shaqir Ef. Fetahu, Peshkopi I Shkupit Kiro Stojanov, Kryetarja e Komunitetit hebraik Romano Nikoliq dhe Përfaqësuesi I Kishës Evangjeliste – metodiste Marjan Dimov apelojnë që tash është koha që secili individ duhet të kujdeset dhe të jep kontributin personal në përballjen me situatën e krijuar.
“Masat duhet t`i respektojmë vazhdimisht, në hapësiar të jashtmë e të brendshme, në temujt fetar, nëpër shtëpitë dhe në sipërfaqet publike. Në këto kohëra të jemi të fortë dhe të vetëdijshëm se sfidat vijnë për shkak të rishqyrtimit personal dhe përforcimit të besimit”, thuhet në apelin e krerëve të bashkësive fetare në vend.