Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Liderët nga Maqedonia i urojnë fitorën Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Shkup, 14 shkurt – Kreu i Bashkimit Demokratik Ali Ahmeti me një shkrim në rrjetin social Facebook ka uruar Vetëvendosjen duke i shkprehur se Kosova dhe qytetarët e saj e kanë pasur gjithmonë vëlla dhe aleat aë dhe partinë e tij.

“Përgëzoj të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor. Uroj Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për fitoren në këto zgjedhje të parakohshme, shumë të rëndësishme për Kosovën, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët. Gjithashtu uroj edhe të gjitha partitë tjera politike për rezultatet e arritura por edhe për kontributin e dhënë që ky cikël zgjedhor të zhvillohet në frymën europiane. Në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, Kosova bashkë me qytetarët e saj dhe institucionet, kanë patur vëlla, aleat dhe përkrahës në mua si dhe partner dhe bashkëpunëtor tek BDI-ja dhe tek të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së veriut, dhe unë ju siguroj që kështu do të mbetet gjithnjë.“- shprehet Ahmeti.

Liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka uruar edhe lideri i Alternativës, Afrim Gashi. Ai ka vlerësuar se, “fitorja ishte e pritshme” dhe se “kosova edhe njëherë dëshmoi vetëdijen e lartë politike dhe pjekurinë kombëtare”. Ndërkaq, Kurtin e ka quajtur “kryeministër të ri”.

“Ashtu siç edhe pritej, sonte për të satën herë Kosova dëshmoi vetëdijen e lartë politike dhe pjekurinë kombëtare për ta bërë ndryshimin. Siç ishte paralajmëruar, referendumi vërtet ndodhi. Shqiptarët e Kosovës edhe një herë na bindën se janë të gatshëm për kapitull të ri. Duke i përgëzuar për këtë maturi politike dhe këtë ditë zgjedhore, dëshiroj nga zemra t’ia uroj fitoren ish kryeministrit dhe kryeministrit të ri, Albin Kurti, duke qenë i bindur se më në fund Kosova po hyn në dekadën e sovranitetit shtetëror dhe stabilitetit politik. Radhën e kemi ne!”, thuhet në urimin e Gashit.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes profilit të tij në Facebook ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën e Vjosa Osmani për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme.

“Fitorja e thellë e Vetëvendosjes dëshmoi forcën e sovranit për ta bërë ndryshimin, drejt mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të shtetit ligjor. Me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata! Kjo fuqi politike padyshim që bart mbi vete edhe peshën e përgjegjësisë për të ardhmen e Kosovës. Urime Albin Kurti, urime Vjosa R. Osmani! Gëzuar Shqiptar të Kosovës për përcaktimin dhe zgjedhjen e Juaj!”, ka shkruar Sela.

Postime të ngjashme

Ndalohet tërësisht lëvizja në zonat malore

Z H

Shkupi dhe Tetova me më tepër raste aktive, Filipçe thotë se virusi u përhap nga mërgimtarët

Z H

Zaev: Solidariteti funksionon, do të kompensohen dëmet që u shkaktuan nga zjarri

Z H

Moti sot i ngrohtë me temperatura deri 42 gradë

Z H

Angellov paralajmëron gjendje krize në një pjesë të shtetit nëse ka nevojë

Z H

Filipçe: Nuk ka persona të lënduar nga zjarri në Koçan

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...