Lideri i Hamasit akuzon Izraelin për vrasjen e djemve dhe nipave të tij

nga Xh M

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka konfirmuar se tre nga djemtë dhe katër nipërit e tij janë vrarë në një sulm ajror në Gaza.

Mediat e lidhura me Hamasin thanë se makina me të cilën po udhëtonin djemtë e tij u godit në kampin Al-Shati pranë qytetit të Gazës.

Haniyeh tha se incidenti nuk do të ndryshonte kërkesat e Hamasit në bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi.

Ushtria izraelite tha se djemtë ishin anëtarë të krahut ushtarak të Hamasit.

Grupi thuhet se ishte duke shkuar për në një festë familjare për të shënuar ditën e parë të festës myslimane të Bajramit.

Haniyeh i tha transmetuesit Al Jazeera se tre djemtë – Hazemi, Amiri dhe Muhamedi – kishin mbetur në Gaza gjatë luftës.

Një deklaratë nga Hamasi më vonë tha se katër nga nipërit e Haniyeh – Mona, Amal, Khaled dhe Razan – ishin në mesin e të vrarëve në atë që ata e quajtën sulmin “tradhtar dhe frikacak”.

Haniyeh tha se e dëgjoi lajmin teksa po vizitonte palestinezët e plagosur që ishin dërguar për trajtim në kryeqytetin e Katarit, Doha, ku jeton lideri i Hamasit, raporton BBC.

“Armiku do të jetë në iluzion nëse mendon se shënjestrimi i djemve të mi, në kulmin e negociatave [armëpushimi] dhe përpara se lëvizja të dërgojë përgjigjen e saj, do ta shtyjë Hamasin të ndryshojë pozicionin e tij”, tha ai për Al Jazeera.

Në komentet e raportuara në kanalin Telegram të Hamasit, ai falënderoi Zotin për “nderin” që i është bërë nga ajo që ai e quajti “martirizimi i fëmijëve dhe nipërve të tij”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More