Liderja e opozitës bjelloruse viziton nesër Shqipërinë: Takim me kryeministri Rama, çfarë do diskutohet

Liderja e opozitës ruse Sviatlana Tsikhanouskaya, do të vizitojë nesër Shqipërinë me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo shkruan se në qendër të diskutimeve do të jetë angazhimi i Shqipërisë në OSBE për krizën e Bjellorusisë dhe si dhe anëtarësimi i Shqipërisë në OKB. “Jam e lumtur të njoftoj vizitën time në Shqipëri nesër me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Do diskutojmë për angazhimin e Shqipërisë në OSBE në lidhje me krizën e Bjellorusisë dhe anëtarësimin e Shqipërisë në OKB”, shkruan ajo. Tsikhanouskaya ishte sfiduesja kryesore e Lukashenkos në zgjedhjet e gushtit 2020 që opozita dhe shumë qeveri perëndimore i konsiderojnë të manipuluara. Ajo u largua nga vendi pas zgjedhjeve ndërsa qeveria e Lukashenkos shtypi protestat.

Related posts

Marrëveshja Kosovë-Serbi për targat/ Ministrja Xhaçka: Vazhdimi i dialogut i shërben bashkëpunimit

D V

Arrestohen dy persona në Lezhë dhe Durrës për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit

N E

1 milion e gjysmë vaksinime të kryera në total kundër COVID, Rama thirrje: Vaksinohuni, mbroni shëndetin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More