Agjencia Zhurnal.mk

Lidhja Demokratike kërkon urgjentisht të thirret seancë në Kuvend për gjendjen e jashtëzakonshme

Shkup, 16 prill – Zhurnal.mk – Lidhja Demokratike propozon që presidenti i shtetit, Qeveria dhe së paku 20 deputetë, të kërkojnë që urgjentisht të thirret seancë në Kuvend, ku do të debatohet për gjendjen e jashtëzakonshme, arsyet dhe efektet nga sjellja e kësaj gjendje, informon Zhurnal.

Nga LD duan të debatojnë edhe për atë nëse ka nevojë të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, si dhe për masat që duhet ndërmarë për parandalimin e përhapjes së Covid 19, vendosja e sistemit shëndetësor, funksionimi i sistemit të sigurisë dhe aspektet ekonomike të krizës.

Lidhja Demokratike beson se Parlamenti duhet të hapë debat serioz për menaxhimin me masat, përgatitjen e lehtësimeve, dhe nëse ekziston plan për aktivizimin e ngadaltë të bizneseve, kthimin e jetës në normale si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Nga LD konsideorjnë se sipas nenit 5 të punës së Kuvendit, mandati i deputetëve vazhdon derisa të verifikohet mandati i deputetëve të rinjë të zgjedhur, andaj siç thonë, nuk ka asnjë pengesë që kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi të thirrë seancë dhe të debatohet për krizën./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...