Lidhja e boshnjakëve synon Shkupin dhe Çairin, shpallin kandidatët dhe listën e këshilltarëve

Shkup, 3 shtator – Garës për të parin e Qytetit të Shkupit i shtohet edhe një kandidat! Munir Kollashinec nga Lidhja Demokratike e Boshnjakëve do të garojë për karrigen e të parit të kryeqytetit.

 

Vendimi që LDB të garojë e vetme, pa koalicionuar me ndonjë parti tjetër, ka qenë i njëzëshëm në Bordin qendror të partisë, tregon ai, duke shtuar se qëllimi është që të sjellin një frymë të re në komunat ku do të kenë kandidatë.

“Qëllimi ynë është që të garojmë të vetëm, të tregojmë se sa mundemi dhe të jemi rrymë e re për të mirën e të gjithë neve. Nuk jemi këtu të vlerësojmë askënd e as të bëjmë cirk për qytetarët, jemi që të prezantojmë projekte reale që do të sjellin ndryshime për të gjithë ne. Sot këtu para jush dua të shpall kandidaturën time për kryetar të Qytetit të Shkupit”, tha Munir Kollashinac – kryetar i LDB-së.

Përveç Qytetit të Shkupit garës do t’i futen edhe në disa qytete të tjera, ndërsa do të garojnë edhe me lista për këshilltarë.

“Për kryetarë komunash do të kandidojmë në komunën e Çairit, me Elden Xhigall, në Dollnen me Admir Ujkanoviq, ndërsa në Veles me kandidatin Semir Alimov. Besimin e qytetarëve do ta kërkojmë edhe për këshilltarë në 9 komuna edhe atë në Studeniçan, Petrovec, Çair, Butel, Saraj, Gazi Babë, Aerodrom, Veles dhe Dollnen”, u shpreh Edina Zekiroviq – shefe e shtabit zgjedhor.

Lidhja Demokratike e Boshnjakëve premton se do të fokusohen në mjedisin jetësor, do të investojnë tek të rinjtë, do të vendosin rend në komunikacion e kështu me radhë. Përndryshe LDB për momentin është pjesë e koalicionin qeverisës.

Related posts

Pa ujë një pjesë e Kisela Vodë

D V

Petrit Saraçini: Në listën e “Qytetit të Gjelbër Human” nuk ka asnjë shqiptar, turk, rom, boshnjak …, duket si gjithçka, por jo si e gjelbër

Redaksia

Isaku: Ditë e suksesshme për përforcimin e rolit të gruas në shoqëri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More