Lidhja e Odave Ekonomike: Të vazhdohet grejs periudha për “Kovid 3” për shkak të mbajtjes së likuiditetit të ndërmarrjeve

Shkup, 29 shtator – E domosdoshme është të sillet vendim për vazhdimin e grejs periudhës për kthim të kredive nga linja kreditore Kovid 3 të cilat ishin shpërndarë përmes Bankës Zhvillimore, ndërsa të cilat skadojnë në fund të këtij muaji,  me qëllim të mbajtjes së likuiditetit financiar të ndërmarrjeve, kumtuan sot nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë.

 

Prej atje potencojnë se  gjendjet ekonomike  kohëve të fundit  janë përmirësuar, me pritje për rimëkëmbje stabile dhe graduale të ekonomisë nga efektet e pandemisë në këtë vit dhe tjetrin. Por, megjithatë, siç përmendin në kumtesë, edhe krahas lëvizjeve të volitshme, pasiguria në  shikim të rritjes edhe më tutje është e lartë, rreziqet rreth  projeksioneve  janë kryesisht në rënie në plan afatshkurtër, ndërsa sektoret më të goditura ende punojnë me kufizime.

“Sipas thirrjes publike të shpallur për dorëzim të kërkesës kreditore për kreditim direkt të ndërmarrjeve  mikro dhe të vogla të goditura nga Kovid-19, Kovid-3 ishte  mbështetje  financiare direkte e parashikuar e shoqërive tregtare mikro dhe të vogla, individëve tregtar dhe  zejtarëve në afat deri 3 vjet me grejs periudhë të përfshirë deri në 6 muaj.  Duke e marrë parasysh se  kriza ekonomike-shëndetësore ende është e pranishme, ndërsa aktiviteti afarist bëhet me kufizime, obligimi për kthim të kredive të marra përmes linjës kreditore Kovid 3 te ndërmarrjet mund të shkaktojë  prishje plotësuese të jostabilitetit financiar, konsiderojnë nga Lidhja e  odave ekonomike.

Në atë drejtim, nga Lidhja e Odave Ekonomike theksuan se  e rëndësishme është krijimi i mundësive për anulim të afatit të pagesës së kredisë pa interes nga linja kreditore Kovid-3, gjegjësisht vazhdimi i grejs periudhës, pas shembullit  siç ishte bërë me Kovid-2 kur me vendime të Qeverisë, Banka Zhvillimore shpalli thirrje  publike, që ofrohet mundësi për shfrytëzuesit e kredive nga linja e dytë kreditore pa interes “Kovid 2”, të dorëzojnë kërkesë për vazhdim të grejs periudhës dhe afatit të pagesës së kredive për 12 muaj.

Kërkesa për  hartëzim të  vendimit të njejtë dhe për linjën kreditore Kovid 3 është dërguar te Qeveria e RMV-së, te Banka Zhvillimore si dhe te Ministria e Financave e cila është palë dakorduese në këtë rast, por tani për tani ende nuk ka përgjigje.

“Veprimi sipas kërkesës së dorëzuar do të kontribuojë  drejt mbajtjes së  aktivitetit dhe likuiditetit të subjekteve afariste në kushte të krizës. Theksojmë edhe se për mbështetje të sektorit real duhet të mendohet derisa kemi në fuqi masa restriktive për kryerje të aktiviteteve afariste, sepse kriza zgjat shumë gjatë, ndërsa ndërmarrjet mikro dhe të vogla për shkak të rezervave të kufizuara jaë më të ndjeshme dhe më pak rezistente  në gjendje të krizave”, citohet në kumtesë.

Siç informojnë nga Oda Ekonomike, prej numrit të përgjithshëm të subjekteve afariste aktive në vend madje 99,8 përkasin në grupin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke i përfshirë edhe ndërmarrjet mikro, në ekonominë e Maqedonisë marrin pjesë me 80 për qind në krijimin e punësimit në sektorin privat, që sipas Lidhjes së Odave Ekonomike tregon se ato janë shtylla e ekonomisë sonë. 

Related posts

Në qershor janë rritur shpenzimet për jetë dhe produkteve me pakicë

Z H

Ministri Hoxha u garanton vreshtarëve se rrushi nuk do të mbetet pa u shitur

D V

Telekomi i Maqedonisë feston 100.000 Magenta 1 familje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More