Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Lidhja e pathyeshme e ushtarit amerikan me qenin, bashkë shërbejnë në Kosovë

Dustin Borchardt, një ushtarak amerikan që punon me qen, ka karrierë të gjatë e shumë ditë pune me dedikim të madh për partnerët e tij me katër këmbë. Gjithsesi, një dallon nga të gjithë miqtë e tij. Është qeni Pearl. Me të ka gjashtë vjet që punon. E misioni i radhës është Kosova.

Shumica e qenve ushtarakë janë të lidhur me një bazë ku jetojnë e ku ushtarakët ndërrohen varësisht nga detyrat e tyre. Ushtarëve u duhet të lënë qentë me të cilët lidhen e të rinisin procesin diku tjetër.

“U takuam në Tennesse. Isha tejet i lumtur. Ajo ishte më e vogël se një vit, po kërcente gjithandej. Isha i ri në ushtrime dhe s’kisha ide çfarë po bëja”, ka rrëfyer Borchardt lidhjen e tij të pathyeshme me qenin.

Të dy ushtruan në atë qendër ushtarake për një vit e gjysmë duke perfeksionuar teknikat, para misionit të parë. Detyra e parë ishte të ruanin ndërtesën Trump në New York për presidentin e zgjedhur Donald Trump, ku qëndruan në një dhomë hpteli për tre javë. Nga ajo kohë, të dy kanë kaluar shumë misione para se të shkonin në Afganistan.

“Pearl deri tash ka gjetur më shumë se 30 eksplozive e shumë të tjera të pakonfirmuara. Ishim në gjendje të kthenim të gjithë të sigurt në shtëpi. E bëmë punën tonë dhe askush nuk u lëndua”, ka shpjeguar ai misionet e tij të deritashme.

Së fundmi, dyshja ka funksionuar në Stuttgart të Gjermanisë, ku Pearlit iu mundësua të shoqëronte Borchardtin. Pas shumë vjetësh pune në profil të lartë e misione sigurie dhe ushtarake, dyshja vazhdoi me misionin më të ri: përkrahjen e KFOR-it në Kosovë.

“Kalojmë shumicën e kohës tek hyrja duke hulumtuar veturat në Kampin Bondsteel. Ndihmojmë me kontrolle rutinore në pastrimin e zonave të aterrimit të helikopterëve. Nëse kishte ndonjë ngjarje speciale, para COVID-19, ishim të përfshirë dhe ofronim siguri”, ka shtuar ai.

Teksa Borchardt thotë se prezenca e tyre është e rëndësishme në ofrimin e sigurisë, ai shton se vizitorët kënaqen kur e shohin qenin në këtë kamp.

Aq e fuqishme është lidhja mes dyve, sa që Borchardt thotë se tashmë e kuptojnë njëri-tjetrin menjëherë dhe të dy e dinë çfarë do tjetri.

Të gjitha momentet e bukura me qenin bëjnë që Borchardti të mendojë se qenët ushtarakë s’janë vetëm pajisje – por janë familje.

“Është qeni më i mirë në botë. Ajo kujdeset për mua e unë për të. Ka qenë përvojë e jashtëzakonshme dhe e kam shijuar çdo minutë me të”, ka rrëfyer ai për faqen zyrtare të ushtrisë amerikane.

Postime të ngjashme

Qeni i shpëton jetën pronarit pasi pësoi goditje në tru

S.B.

Regjistroi një video të drejtpërdrejtë: Një aksidentit që përjetoi, bëhet hit në internet

S.B.

Ky qytet i ‘mërzitur’ në Rusi është i shkretë, temperaturat arrijnë deri në -50 gradë

S.B.

Çfarë fati – BMW mezi shmangu përplasjen me një tufë drerësh

S.B.

Shumë as nuk e dinë që e kanë këtë fobi, a jeni mes tyre?

S.B.

Momenti i frikshëm kur një degë e madhe rrëzohet në tokë, ndërsa një grup muzikantësh performonin në një park të Los Anxhelosit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...