Maqedoni

Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqiperisë, prioritet i dy shteteve

Zhurnal Ads

Shkup, 15 tetor, zhurnal.mk – Ndërtimi i Korridorit 8 në pjesën hekurudhore Kërçovë-Lin është prioritet i Qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore. Kështu, deklaruan drejtorët e dy Ndërmarrjeve hekurudhore Festim Halili dhe Ani Dyrmishi pas takimit të realizuar në Shkup në praninë edhe të zëvendësministrit të transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi dhe zëvendësministrit shqiptar për infrastrukturë dhe energji Artan Shkreli.

Halili drejtorin e hekurudhës shqiptare Dyrmishi e informoi për aktivitetet që i ndërmarrin hekurudhat e Maqedonisë Veriore dhe Qeveria për fillimin e realizimit dhe ndërtimit të linjës hekurudhore Kërçovë-Strugë-Lin.

“Për ne është prioritet ndërtimi i linjës hekurudhore në drejtim të shqipërisë, prandaj besoj dr tani është koha e nevojshme, e domosdoshme dhe koha e duhur që ne së bashku të kemi një marrëveshje të përbashkët për shkak se na kërkohet edhe nga institucionet financiare të cilat do të financojnë ndërtimin e asaj pjese të mbetur të korridorit .”, deklaroi Festim Halili. .

Ndërkaq, Dyrmishi tha se këtë vit ky projekt do të jetë prioritet i Qeverisë shqiptare.

“ Besoj se linja hekurudhore korridorit 8 këtë vit do të jetë prioritet i Qeverisë shqiptare, dhe se ky projekt shumë shpejtë do të jetësohet edhe në praktikë” deklaroi drejtori i hekurudhave shqiptare Dyrmishi.

Zëvendësministri i transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi theksoi se kjo linjë hekurudhore dukshëm do të lehtësojë qarkullimin e mallrave dhe njerëzve mes dy shteteve.

“ Në një nga mbledhjet e Qeverisë është miratuar vendim që të fillojë procedurë për gjetjen e mjeteve financiare për ndërtimin e kësaj linje hekurudhore në drejtim të Shqipërisë. Për ne si shtet është e rëndësishme të kemi korridor 8 të kompletuar, deklaroi zëvendës ministri Rexhepi.

Zëvendës ministri shqiptar i infrastrukturës dhe energjisë Artan Shkreli theksoi se ky projekt ka benefite për dy vendet.

“Do të thoja se kjo linjë hekurudhore lidh edhe dy shtete me njëra tjetrën qoftë në aspektin e mallit po edhe në aspektin e pasagjerëve e cila është tepër e rëndësishme për të dy shtetet”, tha ministri Shkreli .

Lidhja hekurudhore do të mundësojë benefite ekonomike për dy shtetet sepse, Shqipëria fiton mundësi për të lidhur me linjë hekurud GChore me Greqinë, ndërsa Maqedonia e Veriut do ketë mundësi të lidhet me portin e Durrësit, me çka do të lehtësojë transportin e mallrave në këtë port.

Postime të ngjashme

Nikolovski në videokonferencë me përfaqësues të CDI

T E

Aziri: Qeveria dështoi me menaxhimin e pandemisë, nuk kishin asnjë plan

R ZH

Ende po zhvillohen hetime për honoraret e majme të ish prokurorëve të PSP

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...