Agjencia Zhurnal.mk

Lidhja me Viola Spiron dhe arrestimi për drogë/ Kush është Valentin Selaj që SPAK i kërkon pasurinë

Bëhet fjalë për Ilirjan Memiat, Valentin Selajt, Florenc Gurit, Erion Kolecit, Jorgo Ëajtaszczyk dhe Ded Pjetrit.

Por njëri prej tyre, Valentin Selaj është një emër i njohur. Ai u bë pjesë e kronikave në lajme kur u arrestua për drogë në Itali dhe për shkak të lidhjes së dashurisë me një nga bukurushet e ekranit, Viola Spiron.

Kujtojmë që në nëntor të 2017, Valentin Selaj u arrestua gjatë një operacioni antidrogë në Firence, ku u cilësua si koka e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Holanda në Itali dhe shfrytëzim prostitucioni.

Emri i tij unë atë kohë u publikua nga gazeta italiane “La Nazione”, duke u etiketuar “Zoti i drogës” dhe kreun e një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Amerika Latine në Firence, nëpërmjet Holandës.

Gazeta italiane ‘La Nazione’ ka publikuar emrin dhe foton e shqiptarit Selaj, së bashku me të dashurën e tij Viola Spiro.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...