Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

“Lidhja Ndërkombëtare”, Boki-13 kërkoi përjashtimin e gjykatëses

Zhurnal Ads

Shkup, 25 nëntor, zhurnal.mk – Boki 13 me akuza të reja, Gjykata Penale dhe gjykatësja që e gjykon janë politikisht të orientuar. Në sallën e gjyqit ai përsëriti akuzat, dyshon se çështja kundër tij është e motivuar politikisht. Në seancën e fundit për rastin Lidhja Ndërkombëtar, ai kërkoi përjashtimin e gjykatëses. Sot u informua se propozimi ishte refuzuar, kështu që kërkoi përsëri, gjykatësja të mos e gjykojë në këtë rast.

“Dorëzoj kërkesë të re për shkak të dyshimit se gjykatësja është politikisht e orientuar dhe ka lidhje me kryetarin e kësaj gjykate, për të cilin e di se si është zgjedhur në këtë pozitë. Dyshoj se kjo është një çështje politike dhe se ky këshill gjykimi është i kontrolluar politikisht nga Kryeministri Zoran Zaev dhe të gjithë zyrtarët e tjerë të lartë”, tha Boki 13.

Ish-deputetja e LSDM-së gjithashtu e akuzuar në rastin “Lidhja Ndërkombëtare” Remenski theksoi se nuk ka prova kundër saj. Ajo beson se është pjesë e aktakuzës për të fituar peshë politike dhe njoftoi edhe kallëzim penal kundër policive dhe prokurorëve të cilët, sipas saj, kryen bastisje të paligjshme në shtëpinë e saj dhe kanë marrë dokumente.

“Do të ketë përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët në rastin e abuzimit të kompetencave të tyre dhe përveç kësaj do të sjell para gjykatës dokumentet që u morën nga shtëpia ime, për të cilat nuk kishte asnjë arsye për t’u marrë nga unë”, tha Frosina Remenski, e pandehur.

Boki 13 akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash. Dy nga ndihmësit e tij janë akuzuar për ndihmë dhe përkrahje, ndërsa Frosina Remenski po ndiqet penalisht për ndihmë dhe mashtrim. Babai i Bokit, Mile Jovanovski, gjithashtu është i akuzuar. Sipas prokurorisë, Boki me mashtrim ka nxjerrë rreth një milion euro nga biznesmenët Siljan Micevski dhe Adrijan Amzovski për ndërtimin e shtëpive të pretenduara të pleqve.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

BDI dënon sulmin terrorist në Vjenë dhe ndanë dhimbjen me shtetin mik Austrinë

E.E.

Moti sot me diell dhe i ftohtë

B M

44 ushtarë të Maqedonisë me mision në Kosovë, do t’i bashkohen KFOR-it

T E

VMRO kërkon zgjedhje të parakohëshme parlamentare

T E

MPB-ja përjashtoi nga puna këshilltarin e ish ministrit që e s ulmoi shefin e policisë në Tetovë

T E

Bytyqi: Punësimet kornizë, pasi ta kalojmë krizën me pandeminë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...