Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

“Lidhja ndërkombëtare” u anulua për herë të tretë, Boki-13 në shërim spitalor

Shkup, 7 tetor, zhurnal.mk – Gjykimi për lëndën “Lidhja ndërkombëtare” sot u anulua për herë të tretë. Gjendja shëndetësore e të akuzuarit Bojan Jovanovski – Boki-13, i cili për momentin gjendet në shërim spitalor është arsye për anulimin e seancës gjyqësore.

Gjykatësja Sofçe Gavrilova-Efremova potencoi se kanë marrë njoftim nga INP-Shkup për të akuzuarin Jovanovski se është në shërim spitalor.

Në fillim të muajit shtator, i akuzuari Jovanovski, pas dhimbjeve të mëdha në tëmth patjetër e ka pasur të operohet. Sipas mbrojtjes së tij kjo situatë është si pasojë e ushqimit joadekuat në burg.

Seanca e ardhshme gjyqësore për këtë lëndë është caktuar për më 28 tetor.

Në rastin “Lidhja ndërkombëtare”, së bashku me Jovanovskin janë akuzuar edhe Jasna Mandiq, Frosina Remenski, Mile Jovanovski dhe Hristina Bllazheska për vepra penale “mashtrim” dhe “larje parash”.

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE / “ASH” Asaf Ademi apo Arben Taravari, “BDI” Nevzat Bejta kandidat për kryetar komune Gostivar ?

Bexhet Musliu

Dimitrievski reagon ashpër ndaj Georgievskit: Propozimi i tij është nënçmues

Z H

Nesër fillon regjistrimi i të burgosurve, diplomatëve, mërgimtarëve dhe të pastrehëve

Z H

Moti sot në Maqedoni të Veriut

Z H

Ziadin Sela: Zaev e ka patjetër të nxjerr të vërtetën për rastin “Monstra”

Bexhet Musliu

Ekskluzive / Ja e vërteta e deputetit “kauboj” të ASH-së nga Saraji!

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...