Shkup, 7 tetor, zhurnal.mk – Në Kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, mbrëmë u mbajt ligjëratë në temën “Kovid-19 – sfida, përgatitje për valë të re eventuale, përvojat e deritanishme dhe mjekimi”.
Në këtë ngjarje, siç informojnë nga Kabineti i presidentit, fjalime të tyre kishin ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe; Xhihan Tavilla, shefe e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shkup; Kristina Stavridis nga Instituti i Shëndetit Publik dhe drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, Milena Stevanoviq.
Duke folur para studentëve të pranishëm nga Fakulteti i Mjekësisë në Shkup, bashkëshortja e presidentit shfaqi kënaqësi nga interesimi i tyre që të njoftohen me sfidat të cilat dalin nga Kovid-19. Ajo porositi se pandemia globale (rritje paralele e numrit të të sëmurëve nga gripi dhe Kovid-19), kërkon qasje serioze dhe me përgjegjësi dhe se kontributi i tyre dhe përfshirja aktive janë më se të mirëseardhura.
Ministri Filipçe e theksoi rëndësinë e qasjes multisektoriale për përballjen e suksesshme me virusin korona. Duke folur për sfidat në shëndetësi ai theksoi se zgjidhjet e pjesshme nuk do ta japin rezultatin e dëshiruar, por qasja sistematike në bazë të parametrave karakteristike për vendin, të cilat analizohen lehtë.
Shefja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shkup, Xhihan Tavilla, shfaqi kënaqësi nga bashkëpunimi partneriteti, i hapur dhe transparent me ministrinë e Shëndetësisë në shtetin tonë duke dërguar urime për atë që është arritur sa i përket zgjerimit të kapaciteteve me qëllim përballje më të suksesshme me Kovid-19.
Mjekja Kristina Stavridis e tregoi situatën më të re epidemiologjike, përderisa asistentja mjekja Milena Stevanoviq foli për metodat më të reja për trajtim të cilat zbatohen në mjekimin e pacientëve me Kovid-19.
Ngjarja u mbajt në kuadër të iniciativës së filluar në shkurt në Zyrën e presidentit MlladiHab me ligjërim profesional nga sfera e mjekësisë të ministrit Venko Filipçe, që vazhdoi në Vilën Vodno me ligjëratën e bashkëshortes së presidentit në temë: “3D Vizualizim i simplifikuar: µCT evaluim in vitro и in vivo“ dhe me ligjëratën me rastin e Ditës Botërore të Sëmundjes së Alzhajmerit në asistim të mjekes sci Gabriela Novotni nga Fakulteti i Mjekësisë dhe prof. dr. Kristina Mitiq nga Fakulteti Stomatologjik në Shkup.
“Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është që studentët dhe mjekët e rinj të njoftohen më shumë me pandeminë me Kovid-19, sfidat me të cilat përballemi, përgatitjet për valë të re eventuale, si dhe me përvojat e deritanishme të parandalimit dhe mjekimit, nga ana e personave kompetentë”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të Pendarovskit.