Shkup, 11 prill – Rregullimi i mediave në Kuvend në prag të përmirësimit të gjendjes mediatike në vend. Portalet onljanë kanë vërshuar skenën mediatike në tërë vendin, sado që ka kritika për punën e tyre sërish janë dritare informimi që kanë numër të konsiderueshëm të vizitorëve. Prandaj, rregullimi ligjor është një përparësi që ndihmon në realizimin e veprimtarisë së mediave në vend, shkruan Zhurnal.
Ligji i medieve në Kuvend, Çadikovski propozon zbutjen e kushteve për portalet –
Mediat online, apo të njohura ndryshe si portale pritet që së shpejti të përfshihen në rregullativën ligjore. Propozim ligji për këtë, i hartuar nga Ministria e Transformimit Digjital, tash më është në procedurë parlamentare dhe pas hyrjes së tij në fuqi, mediat online duhet të plotësojnë disa kushte që të njihen ligjërisht si media dhe të realizojnë të drejtat që kanë mediat e tjera. Ligji, mes tjerash parasheh formimin e një regjistri në kuadër të Agjencisëpër Shërbime Audio dhe Audiovizuele, ku mediat online duhet të paraqesin se kryejnë veprimtari mediatike, gjë që deri më tani, ka qenë e parashikuar vetëm për mediat tradicionale. Po ashtu mediat online, që të mund të përfshihen në regjistër, duhet të kenë seli dhe redaksinë e tyre në Maqedoninë e Veriut dhe të kenë një domen në Maqedoni.
“Organi rregullator kompetent nuk do ta fusë botuesin e portalit mediainternet online në Regjistrin e Botuesve të Mediave Online-Portale në internet nëse nuk ka të punësuar të paktën tre të punësuar me kohë të plotë, përkatësisht do të fshijë botuesin e portalit media-internet online nga Regjistri i Botuesve të Portaleve të Mediave Online-Internet 4 nëse nuk ka të punësuar në përputhje me nenin 15 paragrafi (3) nënparagrafi 4 të ligjit”.
Kryetari i Shoiqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski, tha për TV Shenja se, fryma e ligjit në thelb është e mirë dhe duhet të mbështet. Megjiahtë, ai propozon që të ndryshohen disa kushte restriktive të cilat vlejnë tash, pasi me to diskriminohen mediat më të vogla lokale.
“Për shembull, ekziston dispozitë se mediat online duhet të kenë tre të punësuar në mënyrë që të mund të regjistrohen, ne mendojmë se, ky është faktor kufizues dhe kjo duhet të ulet sepse, në këtë mënyrë, ato media më të vogla të cilat janë jashtë Shkupit, do të thotë mediat lokale dhe rajonale vihen në një pozitë diskriminuese. Kemi marrë garanci edhe nga ministria edhe nga Qeveria se këto kushte do të zbuten, në mënyrë që të gjitha mediat e tjera profesionale që i plotësojnë kushtet e tjera të mund të përfshihen në ligj, me atë që do të bëheshin disa ndryshime që përpos pronësisë dhe redaktuesit, këto media duhet të kenë edhe nga një të punësuar”.
I pyetur nëse ky ligj mund të ndikojë në rritjen e cilësisë profesionale dhe uljen e lajmeve të rreme, Çadikovski tha se, kjo nënkupton se portalet që merren me lajme të tilla nuk do të ekzistojnë më, megjithatë kjo mundëson njohjen ligjore të portaleve që përmbushin kushtet për veprimtari mediatike.
“Nuk mund të ketë rol kyç në uljen apo parandalimin e dezinformatave por mund të ketë rol kyç në njohjen e atyre portaleve që, megjithatë plotësojnë kushte të caktuara, që janë të njohura si media dhe ato do të jenë nën llupë edhe të opinionit edhe të komunitetit të gazetarëve që t’u përmbahen standardeve gazetareske për të cilat janë zotuar”.
Sa i përket rregullimit të reklamimit gjatë fushatave zgjedhore, Çadikovski tha propozim ligji në fjalë nuk përfshin këtë pjesë, megjithatë paraqet një hap drejt zgjidhjes së kësaj çështje.
Qytetarët janë të lodhur nga propagandat e spinat partiake tani kanë nevojë të informohen saktë dhe drejt –
Funksionet e mediave nuk janë vetëm informim i qytetarëve por edhe edukim, e këta protale që hapen nga partitë politike as nuk informojnë e as nuk edukojnë. Sepse, ata që i mbajnë këto portale partiake vetvetiu nuk janë të edukuar në këtë drejtim, dhe në emër të infomrimit dezinformojnë publikur, në emër të edukimit degjenerojnë e hutojnë në mënyrë të hatashme.
Mediat që i përmbahen parimeve të punës profesionale kanë një rol të madh në paraqitjen e së vërtetës, dhe ky mbase është roli kryesor i tyre. Dhe, duke mbajtur qëndrime të tilla disa media të caktuara në vend do të jenë dritare verifikimi për secilin lajm që plasohet në opinion dhe për të cilin ka hamendësi, qytetarët do të kenë ku të futen për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me të vërtetë apo është një dezinformim.
Informimi jo i saktë, tendencioz e për qëllimi fitimi është i dëmshëm dhe me pasoja të mëdha për një shoqëri. Infodemia është edhe më e dëmshme se pandemia, sepse nuk kemi të bëjmë me një virus por me një makineri që shpërndajnë pa reshtur gjëra janë shumë të rrezikshme për një shoqëri të tërë. “Lajmet e rreme” burimin e kanë nga “gazetaria pa redaksi”, që nuk dihet kush publikon atë lajm as kush qëndron prapa atij portali apo medias onlajn. E në këtë drejtim kur kontribuojnë përfaqësuesit e qytetarëve, politikanët përmes partive politike, jemi në epokën e shkatërrim të sferës publike, e kjo duhet të ndalet sa më shpejtë që është e mundur. /Zhurnal.mk