Ligji i ri për kërkimin shkencor, Xhixho: Cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë

nga D V

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixhi akuzoi sot qeverinë se po kërkon të vendosë nën kontrollin e vet edhe kërkimin shkencor, përmes projektligjit “Për kërkimin shkencor dhe shkencën”.

Me këtë projektligj, tha Xhixho, qeveria shkel hapur ligjin “Për arsimin e lartë”, duke cenuar rëndë lirinë akademike dhe autonominë e institucioneve të arsimit të lartë.

“Në 11 vite, qeveria nuk e ka financuar kërkimin shkencor dhe as arsimin në tërësi. Vetëm 0.04% e PBB-së shkon për kërkimin shkencor, ndërkohë që pedagogët në protestat e tyre kanë kërkuar që të shkojë të paktën 0.3% e PPB-së, kur standardi i BE-së është të paktën 3% e PBB-së”, deklaroi Xhixho.

Me ligjin e ri, tha ajo, universitetet dhe institucionet kërkimore zhvishen nga detyra dhe përgjegjësia e tyre për t’u angazhuar me veprimtari shkencore e për të promovuar stafet e tyre kërkimore.

“Ligji “Për kërkimin shkencor dhe shkencën” është atentati i radhës kundër shkencës, institucioneve kërkimore dhe studiuesve”, deklaroi Xhixho.

Xhixho kërkoi të ndalet avancimi i këtij projektligji në procesin parlamentar.

“Opinioni i Konferencës së Rektorëve, si struktura më e lartë e drejtimit të sistemit të Arsimit të Lartë, e përbërë nga të gjithë rektorët e universiteteve publike dhe private, duhet të dëgjohet dhe të kthehet në platformën mbi të cilën nis diskutimi për një ligj efektiv”, tha ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More