Kuriozitete

Ligji i Tërheqjes: Jini mirënjohës për suksesin që keni arritur…

Zhurnal Ads

Ligji i Tërheqjes është i vetmi ligj në botë që ua mëson suksesin. Kështu thotë shkrimtarja e famshme, Rhonda Byrne, transmeton Ekonomia Online.

Si ka mundësi që një njeri që ka lindur në mjerim, që e fillon jetën nga hiçi dhe ka një shkollim minimal, përfundon si president apo njeri i famshëm.

Si ka mundësi që dikush nis nga zeroja një biznes dhe ndërton një perandori  e bëhet një nga njerëzit më të pasur në botë?!

Si ka mundësi që dy njerëz e fillojnë karrierën në të njëjtin stad, por njëri prej tyre ecë përpara, duke arritur suksese të njëpasnjëshme.

Kurse  tjetri, edhe pse punon, nuk arrin kushedi se ku, edhe pse përpiqet fort?!

Ajo çka mungon në rastin e dytë është një hallkë shumë e rëndësishme, që quhet mirënjohje.

Sipas Ligjit të Tërheqjes, ju duhet të ndiheni mirënjohës për atë sukses që keni arritur.

Sado i vogël qoftë, në mënyrë që ai të shumëfishohet e të bëhet pjesë e pandarë e jetës suaj.

A doni të bëheni të suksesshëm dhe që në punën tuaj të vërshojnë të mirat?

Të mirat mund të përfshijnë rritjen e pagës, një detyrë më e lartë, frymëzimi për ide të reja, por edhe që të vlerësoheni më shumë nga ata që janë më lart se ju.

Për të arritur këtë është e domosdoshme të jeni mirënjohës për atë punë që keni.

Sa më mirënjohës të tregoheni, aq më shumë do të derdhen të mirat drejt jush. Kështu thotë Ligji i Tërheqjes.

Tashmë duhet ta keni kuptuar e duhet të jeni mësuar me idenë që për të shumëfishuar çdo gjë të mirë në jetë duhet të jeni mirënjohës për ato që keni.

Postime të ngjashme

Ngjitja në majën e shkrirë

admin

Problemet kur punoni nga shtëpia

admin

Rreziqet e të fjeturit me telefon ndezur

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...