Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ligji një për të gjithë/ Ish-presidenti francez del në gjyq

Zhurnal Ads

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka dalë përpara drejtësisë nën akuzën e ryshfetit dhe ndikimit të paligjshëm mbi gjyqësorin.

Për këtë, 65-vjeçari  mund të dënohet me dhjetë vjet burg dhe një gjobë disamilionëshe. Sarkozy ka qenë president i Francës nga viti 2007 deri në 2012. Dy vjet pas përfundimit të mandatit të tij ai u përpoq sipas hetuesve të korruptonte një prokuror. Sipas akuzës, ish-kreu i shtetit kishte tentuar të merrte informacion në lidhje me procedurën e hetimit kundër tij. Procesi i Parisit, i cili pritet të zgjasë deri më 10 dhjetor, konsiderohet i pashembullt, për shkak se një akuzë të tillë kaq të rëndë ndaj një ish-presidenti nuk ka patur kurrë në “Republikën e Pestë”, të themeluar në vitin 1958 nga legjendari Charles de Gaulle, thotë DW.

Por nuk kjo përbën megjithatë të parën herë që akuzohet një ish- drejtues i Pallatit Elysée. Paraardhësi i Sarkozy-s në pushtet Jacques Chirac u dënua me dy vjet me kusht për përvetësim dhe shkelje të besimit gjatë kohës së tij si kryetar bashkie i Parisit.  Shirakut nuk iu desh të paraqitej në gjykatë në atë kohë për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërsa pasardhësi i tij do të shkojë:

“Unë jam luftarak”, deklaroi Sarkozy. “Do të shkoj në proces e do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Brexit: Johnson dhe Von der Leyen sot në Bruksel

S.B.

AI kërkon hetime për viktimat civile në konfliktin e Nagorno-Karabakut

S.B.

Parashikuesit e zgjedhjeve e nxjerrin Bidenin favorit për të fituar

H S

Opozita zhvillon votime simbolike, SHBA dhe BE nuk njohin zgjedhjet

T E

Kina këshillon qytetarët kundër udhëtimeve dhe grumbullimeve gjatë Festës së Pranverës

Z H

Obama refuzon postin në administratën Biden: Po e pranova, më lë gruaja

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...