Ligji për gjuhët nuk do të shqyrtohet në tetor

nga Xh M

Shkup, 26 shtator – Shtyhet seanca për hapjen e procedurës për vlerësimin e kushtetushmërisë së Ligjit për Gjuhët, këtë vendim e mori gjatë mbledhjes së sotme Gjykata Kushtetuese. Seanca në të cilën pritet të shqyrtohet kushtetutshmëria e Ligjit për Gjuhet ishte paraparë që të mbahet më 2 tetor por për arsye të ndjeshmërisë së situatës është shtyrë për në 11 dhjetor.

Ndërkohë, përmes një përgjigje me shkrim për Klan Maqedoni, Gjykata Kushtetuese njofton se kjo lëndë nuk është anuluar dhe nuk mund të anulohet, pasi sic thonë, për shkak se formalisht nuk është caktuar për seancë konkrete.

Konform dy konkluzioneve që Gjykata I ka miratuar vitin e kaluar dhe këtë vit, sic thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese, lënda ku kontestohet Ligji për përdorimin e gjuhëve do të vendoset në seancë ku do të marrin pjesë të nëntë gjykatësit, duke marra parasysh rëndësinë dhe interesimin e opinionit.

Në përgjigjen për Klan Maqedoni, Gjykata Kushtetuese thotë se për tetorin, kjo lëndë nuk parashihet të jetë në rend dite, për shkak të , sic thuhet, mungesës së një pjese të gjykatësve që janë konfirmuar si folës në ngjarje ndërkombëtare jashtë shtetit, por edhe për shkak të arsyeve private – thonë nga Gjykata Kushtetutese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More